Në një ceremoni zyrtare do të dorëzohen çmimi i madh “Sirak Skitnik” dhe çmimet vjetore për radiogazetari të Radios Kombëtare Bullgare. Ngjarja është pjesë e festimeve të lidhura me përvjetorin e 85-të të medias publike bullgare.
Për çmimin e madh “Sirak Skitnik” për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e BNR-së “Radio Bullgaria” nominoi redaksinë e vet “Internet”. Faqja e internetit e Radio Bullgarisë, startoi gjatë viti 2004 paralelisht me programet në eter. Ky ishte ueb sajti i parë i Radios Kombëtare Bullgare. Ai u vlerësua si unik për Bullgarinë dhe fitoi disa çmime.
I nominuar për “Sirak Skitnik” në kategorinë “Radio projekt i të realizuar vitin e fundit” është projekti “Tregime nga udhëkryqi” - një projekt i Redaksisë së Gjuhës Turke të Radio Bullgarisë, i cili prezanton vepra të autorëve modernë bullgarë në gjuhën turke si një libër audio.
Gergana Mançeva është propozimi i Radio Bullgarisë për çmimin për radio gazetari. Në punën e vet ajo mbron qëndrimin, se një vëmendje të njëjtë meritojnë si veprimtaritë nga fusha e politikës shtetërore, zbulimet shkencore dhe arritjet në arsim, kështu edhe temat nga jeta e përditshme e bullgarëve në vendbanimet e vogla.
Çmimi Sirak Skitnik dorëzohet që nga viti 2001 dhe mban emrin e drejtorit të parë të Radios Kombëtare Bullgare –shkrimtari, piktori dhe veprimtari shoqëror Sirak Skitnik.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..