Duke iu referuar modeleve ekonometrike shfrytëzuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për vlerësim të kurseve valutore, ministri i financave Vlladisllav Goranov tha se leva bullgare nënvleftësohet. Herën e radhës ai përgënjeshtroi thëniet, se kursimet e bullgarëve do të humben pas hyrjes në eurozonë. Ai tha se vendi do të hyjë në eurozonë me kursin ekzistues levë-euro. Presidenti Rumen Radev bisedoi me drejtorin e Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev për aderimin e vendit me Mekanizmin e Kursit të Këmbimit ERM II, i cili është një hap i detyrueshëm për hyrje në eurozonë. Presidenti theksoi domosdoshmërinë e plotësimit të angazhimit të parlamentit për garantimin e stabilitetit financiar, për informimin e shtetasve dhe për transparencë në punën e institucioneve.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..