Partia GERB me 20,3% përkrahje elektorale mbetet forca e parë politike me pak mbi 2% përparësi para oponentit të vet kryesor - Partia Socialiste Bullgare, tregon studimi i agjencisë “Trend”.
Kriza me mungesën e ujit të pijsjhëm në qytetin Pernik (Bullgari Perëndimore) mbase e ka ndikuar negativisht mendimin publik për qeverinë, komentojnë ekspertët. Partia e ardhshme e drejtuesit televiziv Sllavi Trifonov parashikohet se do të jetë forca e tretë politike. Gjatë muajit shkurt ulet pak miratimi për punën e parlamentit (deri më 20%), derisa qeveria ruan përkrahjen prej 28%.
Vlerësimi për punën e presidentit po kështu është ndikuar negativisht (51%_ e kjo është për shkak të skandalit me përgjimin e bisedës telefonike të Rumen Radevit. Vlerësimi për punën e prokurorisë është duke u rritut, ajo gëzon një përkrahje të konsiderueshme - 28%.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..