Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi ka nevojë për standarde të qëndrueshme dhe produkte tërheqëse

Foto: Marta Ros

Vendpushimet detare dhe malore në Bullgari janë destinacione të preferuara për turistët si nga shtetet  ballkanike fqinje, ashtu dhe nga vendet-anëtare të Bashkimit Evropian. Por që të mund të ruhet kjo tendencë tek ne janë të domosdoshme ndryshimesi në qëndrimin ndaj klientëve potencial, kështu dhe në cilësinë e produkteve dhe të shërbimeve turistike.

Kemi nevojë për standarde të qëndrueshme, të cilat t’i tërheqin njerëzit të kthehen në vendpushimet tona” – mendon përfaqësuesi i një platforme gjermane në internet për shërbime turistike tek ne Vlladimir Gjeorgjiev. Sipas tij –“çmimet e ulëta, natyra e bukur, plazhet e mira dhe të bukura dhe deti” janë gjëra që i tërheqin turistët gjermanë. Analizat e ministrisë së turizmit tregojnë se, gjermanët të cilët pushojnë tek ne janë kryesisht prej tre grupmoshave – të rinj deri më 25 vjeç, familje me fëmijë dhe njerëz të moshuar mbi 65 vjeç.

Mekanizmi për inkurajimin e turizmit të organizuar, të paraqitur gjatë muajit të kaluar nga Ministria e Turizmit, siguron një buxhet në përmasë të 5 milionë levave, i cili duhet t’i ndihmojë fushat e synuara të marketingut dhe shitjen e paketave turistike bullgare në Gjermani. Sipas menaxherit të përgjithshëm të Dhomës së Tregtisë Gjermani-Bullgari doktori Mitko Vasilev, ky mekanizëm  do të tërheqë  vëmendjen  e operatorëve turistikë gjermanë, që nga ana e vet zbulon mundësi për tërheqjen e klientëve të rinj.

Bullgaria duhet të forcojë bashkëpunimin e vet mbi projekte të ndryshme me fqinjën tonë perëndimore Maqedonia e Veriut, mendon Ljubço Janevski, drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Një nga hapat për këtë është krijimi i një lidhjeje më të mirë të transportit midis të dyja shteteve:

Gjatë muajve shtator-tetor 2020 presim fluturimet e para charter nga Sofja për në Ohër” – deklaroi përpara Radio Bullgarisë Ljubço Janevski. "Linja e shumëpritur ajrore Sofja-Ohër mund të garantojë një udhëtim shumë më të shpejtë dhe lidhje midis të dyja destinasioneve. Linja e re ajrore tanimë është e planifikuar në shërbimet e ofruara të njërit prej operatorëve të mëdhenj turistikë tek ne. Kështu, përveç vizitave tradicionale me autobusë, turistët bullgarë tanimë do të mund të shfrytëzojnë dhe linjën direkte të charterit. Shpresojmë që linja e re të jetë rentabile, që të mund fluturimet pak nga pak të vendosen gjatë gjithë stinës që nga muaji maj deri në muajin tetor ose të bëhen gjatë gjithë vitit.

Janevski vuri në dukje akoma se, çdo vit vendi i tij  llogarit  nga 10% deri më 15% rritje të turistëve bullgarë. Tërheqëse për ta janë shëtitjet nëpër liqenin e Ohrit, trashëgimia kulturore dhe turizmi kulinar. Turistët maqedonas nga ana e tyre e vizitojnë Bullgarinë për shkak të ski-qendrave dimërore Bansko dhe Borovec, si dhe vendpushimet të Detit të Zi. Shumë turistë  nga fqinja jonë perëndimore vijnë në kryeqytetin bullgar Sofja. Prandaj është me rëndësi të punohet për shkurtimin e kohës për udhëtim midis të dyja vendeve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Forbes: Plovdiv është ndër destinacionet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..

botuar më 24-12-16 3.38.MD

Lumi Jantra tregon histori: kajak midis mrekullive shkëmbore dhe tuneleve të gjelbra

Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..

botuar më 24-12-15 9.25.PD
Foto: Shoqata

Një udhëtim me Plakun e Krishtlindjeve dhe Borëbardhën – magjia dimërore me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë

Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..

botuar më 24-12-15 8.30.PD