Radio Bullgaria tashmë ju tregoi për muzikantët bullgarë Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov, të cilët realizuan incizimet e para muzikore në Antarktidë. Tani deshëm të përqendrojmë vëmendjen tuaj tek një lajm tjetër interesant që u përket studimeve në Kontinentin e Akullt. Befasisht ato kanë të bëjnë me një njeri, i cili nuk ka lidhje me shkencën.
Iglika Trifonova është gazetare, e cila tashmë pesë herë bën pjesë në ekspeditat bullgare në Antarktidë.
“Këtë herë marr pjesë për herë të parë me një projekt të vet – sociologjik. Ai do të studiojë marrëdhëniet mes njerëzve në këtë shoqëri speciale në Antarktidë. Atje do të bëj intervista, do të shkruaj një ditar,sipas metodave të ndryshme sociologjike, do të studioj vetë njerëzit – na tregoi planet e veta gazetarja. – Ky është një projekt shkencor pranë Fondit për Studime Shkencoretë Katedrës së Sociologjisë të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Unë jam pjesë e ekipit, i cili do të grumbullojë informacionin, ndërsa në përpunimin e tij do të më ndihmojnë kolegët nga Katedra e Sociologjisë. Ideja është që ky projekt të shndërrohet në një doktoratë.”
Ky është studimi i parë i këtij lloji i cili do të zhvillohet në bazën bullgare të Antarktidës. Tani për tani nuk disponojmë informacion për studime të tjera sociologjike. Ja se çfarë tjetër na tha Iglika Trifonova për idenë në fjalë:
“Po, ideja është imja, sepse që gjatë udhëtimeve të mia të para atje pashë se si njerëzit ndryshojnë në Antarktidë. Shoqëria atje është shumë familjare. Për mua kjo është familja ime e dytë, tashmë kaq shumë vite.”
Megjithëse njerëzit në bazë ndryshojnë, atmosfera pas kthimit të tyre në Bullgari në përgjithësi po mbetet e pandryshuar, si dhe miqësia mes tyre. Ata vazhdojnë të shihen dhe kjo shoqëri “antarktike” është e qëndrueshme jo vetëm atje, prandaj Iglika Trifonova ka vendosur ta studiojë.
“Psikologjia interesohet se si njerëzit i përballojnë kushtet ekstreme, derisa sociologjia studion marrëdhëniet mes njerëzve dhe si formohet kjo bashkësi, çfarë i detyrohet kjo shoqëri, e cila është e suksesshme, i ka rregullat e veta dhe po vazhdon t’i respektojë edhe jashtë këtij mjedisi ekstrem.”
Në bazën bullgare “Shën Klementi i Ohrit” ka rregulla – të shkruara dhe të pashkruara, sipas të cilave funksionon baza.
Si zgjidhen konfliktet në bazën polare, kur ka të tilla, dhe kush i merr vendimet në zgjidhjen e tyre – edhe këtë do të kuptojmë nga studimi sociologjik i Iglika Trifonovës.
Ekspedita e 28 polare do të mbarojë përfundimisht gjatë muajit mars, por Teodosij Spasov, Hristijan Cvjatkov, Iglika Trifonova dhe prof. Hristo Pimpirev do të kthehen në Bullgari në fund të shkurtit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: bai-bg.weebly.com dhe Assia Chaneva
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..