Marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Rusisë janë të mira, tha Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. Skandali për spiunim me diplomatët rusë nuk do të thotë se marrëdhëniet bullgaro-ruse nuk janë pragmatike dhe nuk i respektojnë interesat e përbashkëta, shtoi Zaharieva.
Sa u përket pohimeve se shefi i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë ka kërkuar lirimin e afaristit Vasill Bozhkov në Dubaj, ministrja tha se Ministria e Punëve të Jashtme nuk punon në bazë të informacioneve të botuara në media dhe institucioni nuk disponon me të dhëna të tilla zyrtare. Prandaj nuk është kërkuar takim me Ambasadorin rus për të dhënë shpjegime mbi temën.
Ekaterina Zaharieva tha se gazsjellësi “Rryma Ballkanike” po ndërtohet me ritme të përshpejtuaradhe nënvizoi se ky është një investim i shtetit bullgar.
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..