Sistemi TOL në Bullgari do të startojë më 1 mars me tarifat e reja më të ulëta të kontraktuara midis qeverisë dhe organizatave të transportuesve. Deri më 12 shkurt taksat u diskutuan në popull. Pritet që korrigjimet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave dhe pas kësaj të publikohen në Gazetën e Shtetit, tha për Radio Bullgarinë docent Georgi Ballabanov, ekspert në Drejtorinë Kombëtare TOL dhe shtoi:
"Në buxhetin e vitit 2020 të ardhurat e pritura nga taksat TOL janë në përmasë 225 milion euro. Ky kalkulim u bë para se të ulen çmimet dhe shtrirjes së sistemit TOL. Analiza e transportuesve tregon, se çdo muaj nga 20 deri në 30 milion euro mund të mblidhen nga taksat TOL. Në fillim të muajit janar Këshilli i Ministrave dhe organizatat e transportuesve arritën marrëveshje, se për tre muajit e parë tarifat do të jenë me normën e ulur. Pas kësaj do të bëhet analizë dhe në se do të vendoset, se të ardhurat e parashikuara nuk do të realizohen, tarifat dhe shtrirja e sistemit TOL do të ndryshohen. Në përgjithësi qëllimi i madh që vendosëm me aplikimin e sistemit TOL është të realizojmë një model më të drejtë të faturimit kështu që ai i cili e ngarkon dhe e shkatërron më shumë rrugët të paguan më shumë."
Sipas docentit Ballabanov pritet që gjatë vitit 2020 nga taksat TOL dhe të vinjetave të grumbullohen përafërsisht 370 milion euro. Me reduktimin e shtrirjes së sistemit TOL deri në autostradë dhe rrugë parësore doli që rrugët dytësore të cilat deri tashti shfrytëzoheshin kundrejt taksave të vinjetave tani do të jenë falas.
Vallë, a mund të bëhet kjo shkak për të cilin transportuesit të preferojnë shfrytëzimin e rrugëve dytësore për të evituar pagimin e taksave TOL?
"Me kufizimin e shtrirjes së sistemit TOL prej tij në të vërtetë u hoqën rrugët ndërurbane dytësore. Mirëpo për transportuesit me rëndësi është shpejtësia e shërbimit sepse konkurrenca midis tyre është e madhe. Prandaj mendoj, se ata do të vazhdojnë të shfrytëzojnë autostradat dhe rrugët parësore."
Sipas docentit Ballabanov nuk duhet të krahasohen tarifat TOL në Bullgari me ato në vendet e tjera evropiane. “Për krahasimin e saktë duhet të marrim parasysh veçoritë specifike të modelit të financimit të infrastrukturës së çdo shteti. Në shtete me më shumë tatime dhe me nivel më të lartë të mbledhjes së tyre më shumë mjete ndahen për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve automobilistike. Shumë shpesh si shembull jepet Gjermania në të cilën paguhen taksa TOL vetëm për autostradat. Mirëpo, nuk mund të krahasojmë ekonominë e Gjermanisë me të të Bullgarisë dhe përkatësisht të ardhurat nga tatimet në të dy shtetet. Në Bullgari politika tatimore është e tillë që të stimulon në mënyrë maksimale biznesin.”
Docenti Ballabanov është kategorik se tërë shuma e cila mblidhet nga taksat TOL dhe të vinjetave do të shfrytëzohet vetëm për ndërtimin dhe riparimin e rrugëve. Sipas tij pas aplikimit të sistemit TOL trafiku transit do të gjenerojë të ardhura më të larta. A janë me bazë shqetësimet për shtrenjtim drastik të mallrave pas aplikimit të sistemit TOL?
"Për mua ky është një spekulim – thekson docenti Ballabanov. – Nga njëra anë shtrirja e sistemit TOL u ul pothuajse përgjysmë. Nga ana tjetër – tarifat u ulën me 40 për qind. Të mos flasim se ka krahina të tëra në të cilat nuk do të paguhen taksa rrugore. Për shembull në krahinën e qytetit Smoljan, ku ka vetëm rrugë dytësore firmat transportuese nuk do të paguajnë taksa. Krahas kësaj edhe autobusët nuk do të paguajnë taksa për vinjeta në ato rajone. Prandaj nuk duhet të ketë shtim të çmimeve. Sipas analizës së Bankës Botërore bërë mbi bazë të tarifave të vjetra më të larta, pritet shtrenjtim të disa mallrave të përdorimit të gjerë jo më shumë se sa me 1-2 stotinka, gjë që nuk është fatale."
Si një vazhdim i temës, javën e ardhshme në faqen e Radio Bullgarisë do të botojmë këshilla dhe informacion për shtetasit dhe për transportuesit e huaj lidhura me startin e sistemit TOL në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..