Ministrat e resorit nga Bullgaria, Polonia, Çekia, Hungaria, Estonia, Lituania, Letonia dhe Rumania miratuan një qëndrim të përbashkët për reformën bujqësore në Bashkimin Evropian. Ata këmbëngulin për një barazim të subvencioneve të prodhuesve agrarë. Barazimi nuk duhet të jetë për llogari të shteteve, të cilat janë nën nivelin mesatar të pagimeve direkte. Aplikimi i paktit të gjelbër në bujqësi do të thotë një aplikim me të qëndrueshëm të kimikateve, një mbrojtje të rritur të tokës, ujit dhe ajrit, si dhe aplikim të masave ekologjike klimatike. Standardet e reja kërkojnë shpenzime më të larta, të cilat duhet të llogariten gjatë pranimit të kuadrit shumëvjeçar financiar, i cili duhet të ruajë nivelet e veta nga periudha 2014-2020, thuhet në deklaratë.
Në takimin me Presidenten e Komisionit Evropian, ishte e rëndësishme të konfirmohej besimi i ndërsjellë ndërmjet qeverisë së re bullgare dhe Komisionit të ri. Kryeministri Rosen Zheljazkov u tha gazetarëve këtë pas një takimi në Strasburg me Ursula von..
Prioritetet kryesore të Presidencës polake të Këshillit të BE-së do të jenë çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, mbrojtja e njerëzve dhe kufijve, rezistenca ndaj ndërhyrjeve dhe dezinformatave të huaja, garantimi i sigurisë dhe lirisë për biznesin,..
Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..