Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i drejtoi apel Bashkimit Evropian të fillojë bisedime me Shqipërinë dhe me Maqedoninë Veriore

Foto: BGNES

Ministrja bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva  deklaroi në Selanik se përkrahja e Bullgarisë për integrimin Evropian të Ballkanit Perëndimor po vazhdon. Zaharieva u drejtoi apel vendeve nga regjioni të vazhdojnë me reformat, kurse shtetet nga Bashkimi Evropian të zbatojnë premtimet e tyre dhe të fillojnë bisedime me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore për aderime tyre . Mos u dekurajoni, përparoni me reformat për shkak të qytetarëve tuaj, jo vetëm për shkak të Brukselit dhe kritereve të detyrueshme. Sipas Bankës Botërore Ballkani Perëndimor është më i prekur nga “ikja e trureve”. Prandaj qeveritë duhet të punojnë për një jetë të mirë të qytetarëve të vet, përfshi dhe për një arsim me cilësi dhe realizim të të rinjve, që të mund të mbeten në atdheun e tyre, tha Zaharieva. 







Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 marsin 2025

Paraditen e së enjtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe pellgje. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe pothuajse i qetë,..

botuar më 25-03-05 7.35.MD
Deljan Peevski

Deljan Peevski nga DPS – Fillimi i Ri u shpall kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e shtetitë "Të gjitha paratë duhet të shkojnë për qytetarët bullgarë, gjithçka duhet të jetë brenda për..

botuar më 25-03-05 6.27.MD

Bojko Borisov: Shumica në pushtet nuk është aspak e qëndrueshme

Duke komentuar deklaratën e djeshme të liderit të Grupit Parlamentar "Demokraci, të Drejta dhe Liri - DPS" Xhevdet Çakarov se partia e tij mund të rishqyrtojë mbështetjen e saj për shumicën në parlament, kreu i GERB-it Bojko Borisov deklaroi sot se..

botuar më 25-03-05 4.02.MD