Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarja Deljana Llazarova fitoi një konkurs prestigjioz për dirigjent

Deljana Llazarova
Foto: ®Maria Diez

Bullgarja Deljana Llazarova fitoi konkursin ndërkombëtar për dirigjent Siemens-Halle në Mançester. Përveç çmimit prej 15 000 paundesh, fituesi fiton dhe një kontratë dyvjeçare për ndihmës-dirigjent të Mark Elldar, dirigjenti kryesor i orkestrës simfonike “Halle”. Deljana Llazarova ka lindur në qytetin Plovdiv, kurse arsimi i saj jashtë kufijve të Bullgarisë e takon me dirigjentë të njohur. Ka qëndruar në pultin e dirigjentëve të orkestrave prestigjioze në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi, ku ka fituar dhe dekorata të shumta. Llazarova ka punuar me orkestrën e filarmonisë të Hradec Kralove në Çeki, me orkestrën simfonike të Selanikut, me orkestrat simfonike në Meiningen dhe Konstanz në Gjermani.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka versione të ndryshme për arsyet e shpërthimeve pranë fshatit Elin Pelin

Sipas ekspertit të sigurisë, Milen Ivanov, incidente të tilla lënë gjurmë të mjaftueshme për të bërë një ekspertizë. Në studion e Nova Tv eksperti komentoi se lëndët plasëse në magazinë nuk digjen shpejt. Ai shpjegoi se baruti i zi i tymit që është..

botuar më 24-07-26 11.01.PD

Një nga personat e lënduara në shpërthimin e depove në Elin Pelin humbi jetën

Ndërroi jetë buri i plagosuri si rezultat i shpërthimeve në magazinat e fishekzjarrëve pranë fshatit Elin Pelin. Sipas prof. Nikollaj Gabrovski nga Spitali “Pirogov”, mjekët bënë gjithçka në  fuqinë e tyre. Ngushëllime për të afërmit. Gjendja e..

botuar më 24-07-26 9.54.PD

Sofja mirëpret Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike

Mbi 500 delegatë nga 150 vende po mbërrijnë në Bullgari për sesionin e 61-të të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Nga data 26 korrik deri më 2 gusht në Sofje do të mbahet sesioni plenar i organizatës shkencore ndërkombëtare më me..

botuar më 24-07-26 6.35.PD