Gazeta “Dnevnik” botoi një analizë të Institutit të Ekonomisë së Tregut sipas së cilës anëtarësia në mekanizmin e kurseve valutore është para së gjithësh një akt politik, gjë e cila do të thotë se ndaj momentit ajo është krejtësisht e paparashikueshme. Për shkak të shqetësimeve shoqërore nga ndërrimi i kursit të sotëm të levës ndaj euros, filloi të flitet për shtyrjen e aderimit ndaj mekanizmit valutor ERM II me disa muaj, derisa nuk arrihet “konsensus” mbi temën.
Më shumë se 20 vjet në një nivel eksperti është e qartë se, qëndrimi i vendit në ERM II në rrugën drejt eurozonës është më tepër i pa nevojshëm sepse bordi valutor, në të cilin është vendi, përjashton luhatjet e kursit të këmbimit midis levës dhe euros. Por kjo nuk do të thotë se një qëndrim i tillë mund të anësohet. Frikët janë të tepërta edhe për arsye se Estonia dhe Letonia ruajtën bordet e veta valutore në kuadrin e ERM II dhe më vonë hynë në eurozonë pa ndryshuar kurset e veta valutore. Debatet brena 3-4 javëve të fundit tregojnë se konsensus i plotë në vend sa i përket bordit valutor ose euros asnjëherë nuk do të arrihet. Në qoftë se arrihet deri në variantin, tek i cili Bullgaria jo vetëm se e shtyn hyrjen në ERM II, por sikurse heq dorë nga euroja, do të hapet një hapësirë për çdo lloj formash të planit “B” si e alternativë e bordit valutor. Një diskutim i ngjashëm mund të jetë shumë i rrezikshëm për levën bullgare, komentojnë nga Instituti e Ekonomisë së Tregut.
Ndërkohë Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Fitch Ratings ripohoi vlerësimin afatgjatë të kredisë së Bullgarisë në valutë të huaj dhe vendase ‘BBB’. Perspektiva përpara vlerësimit mbetet pozitive, njoftuan nga qendra e shtypit e Ministrisë së Financave, duke saktësuar se, në vend të parë mes faktorëve, të cilët mundet të çojnë deri në rritjen e vlerësimit, është aderimi formal i Bullgarisë ndaj ERM II. Përkatësisht, ndalimi i procesit të aderimit ndaj euros do të çojë deri në uljen e vlerësimit të vendit.
“Hyrja e Bullgarisë në eurozonë është e dobishme dhe kam argumente të shumta për këtë”, është kategorik docenti Grigorij Vazov - rektor i Shkollës së Lartë për Sigurime dhe Financa dhe anëtar i Këshillit Fiskal të Bullgarisë. Në lidhje me frikësimet për ngritjen spekulative të çmimeve ai sqaroi në një intervistë për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare se, “tregu shumë shpejt do t’i rregullojë proceset”. Sipas tij prioriteti, të cilin do ta kenë tregtarët pas hyrjes në ERM II dhe në Eurozonë janë kreditë me interes të ulët.
Sipas Ilijana Canovës - zëvendës drejtoresh menaxhuese e Fondit Evropian për Investime Strategjike, hyrja në eurozonë është vendimi mundësisht më i mirë -si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. “Hyrja në ERM II do të jetë trashëgimia më e madhe nga qeverisja e Bojko Borisovit” është kategorike ajo në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.
“Debati për hyrjen në eurozonë është me rëndësi të zhvillohet me fakte“, tha Ilijana Canova sa u përket frikësimeve të qytetarëve bullgarë për pakësimin e aftësisë blerëse, rritjen e inflacionit dhe shvleftësimin e kursimeve gjatë kalimit nga leva te euro. Sipas fjalëve të saj kursi i fiksuar i levës ndaj euros tanimë është në ecuri në eurozonë: “Si një anëtare joformale e eurozonës, ne nuk kemi mundësi të ndikojmë mbi vendimet e marra aty, por duke hyrë në “dhomën e pritjes” të eurozonës (ERM II), kjo do të ndryshojë”.
"Vendi ynë është në një situatë të favorshme - kemi disiplinë serioze financiare, nivel shumë të ulët të borxhit dhe të deficitit, papunësi shumë të ulët, gjë e cila flet se, nuk ka rrezik për kursin valutor dhe se leva është stabile si valutë", sqaroi Canova. Sipas saj bile mund të flitet se, leva është nënvleftësuar. Mes prioriteteve nga aplikimi i euros në Bullgari, ajo po kështu tregoi normat e interesit të kredive, të cilat sipas saj janë me 40% më të ulëta në shtetet nga Eurozona.
“Në qoftë se i vëmë re faktet, shikojmë se, inflacioni në vendet nga eurozona është më i ulët që përpara hyrjes së tyre në të”, vuri aksentin ajo dhe shtoi se, bankat bullgare do të mbikëqyren nga Banka Qendrore Evropiane sipas rregullave evropiane.
“Paratë e njerëzve do të jenë më mirë të mbrojtura si në sektorin bankar, si në sektorin e sigurimeve, si në sektorin e sigurimit të pensioneve” - deklaroi në mënyrë kategorike financierja.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..