Më 28 shkurt të vitit 1870 veziri i madh i Perandorisë Osmane Ali pasha njohu të drejtën e bullgarëve të kenë kishë të pavarur të ndarë nga Patrikana e Kostandinopojës. Pas luftërave shumëvjeçare për pavarësi kishtare bullgare, sulltan Abdull Azis botoi një ferman me të cilin themelohej ekzarkinë me vete kishtare bullgare në kuadrin e Patrikanës së Kostandinopojës. Fermani i cili mishëronte shpresat e klerit ortodoks bullgar dhe besimtarëve u prezantua para kolonisë bullgare në kryeqytetin perandorak më 1 mars nga amvona e kishës së vjetër “Shën Stefani”.
"Fermani ka të bëjë me themelimin e institucionit të parë bullgar të njohur zyrtarisht pas afro 500 vjetëve të mungesës së shtetësisë dhe 40 vjetëve të luftërave kombëtare – tregon para Radios Kombëtare Bullgare drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare docentja Krasimira Aleksandrova. – Sipas fuqisë së fermanit të sulltanit dhe statutit ekzarkik hartuar nga Tubimi Kishtar Popullor thirrur në Stamboll në vitin 1871 Ekzarkia Bullgare u njoh përfaqësuese zyrtare të popullsisë bullgare në Perandorinë Osmane."
Fermani dygjuhësor i sulltanit Abdull Azis zë vend qendror ndër dokumentet origjinale të prezantuara në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Sofje me rastin e përvjetorit të 150-të të themelimit të Ekzarkisë Bulglare.
Ndër materialet grafike dhe fotografitë e shumta nga koleksioni i bibliotekës në ekspozitë paraqitet dhe një dokument tjetër unik – dekreti i sulltanit Abdull Azis për emërimin e Ekzarkut Antim I.
"Dokumenti është nga 12 prilli i vitit 1872. Ai bën përshtypje me kaligrafinë e bukur dhe me përmasat – 1.50 metra me 75 centimetra. Gjatë viteve arritëm të ruajmë këtë dokument të rëndësishëm – thekson docentja Aleksandrova dhe shton: - Dallimi midis fermanit dhe dekretit është se fermani cakton krijimin e ekzarkisë, ndërsa dekreti – emërimin e ekzarkut të parë."
"Detyra jonë dhe e pasardhësve tanë është të ruajmë kujtesën për ata bullgarë të mëdhenj të cilët punuan në Stamboll me atdhedashësi, guxim, mjete personale për krijimin e ekzarkisë. Në Bibliotekën Kombëtare ruajmë ato dokumente dhe synojmë t’u prezantojmë njerëzve me raste të ndryshme. Do të jetë mirë të njohim historinë tonë sepse ajo është burimi i sedrës dhe krenarisë sonë kombëtare."
Në ekspozitë mund të shihen edhe një hartë e Bullgarisë, e cila cakton kufijtë e krahinave bullgare të afirmuara me fermanin e sulltanit nga 19 shkurti i vitit 1870.
Ekspozita kushtuar themelimit të Ekzarkisë Bullgare mund të shihet deri në mesin e muajit mars.
Përpilues: Elena Karkallanova (intervistë në programin “Horizont” të BNR-së)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, BTA dhe arkivNë vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..