Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vetëm 20% nga bullgarët janë të lumtur

Afërsi, mëvetësi dhe mjeshtëri - këto janë tre komponentët bazë të lumturisë

Foto: Pixabay

Çdo një prej nesh gjen nga diçka në ditët e veta të përditshme që e bën të lumtur dhe pavarësisht dhe për pak e detyron të buzëqeshë. Përgjigjet më të sinqerta për këtë se çfarë është lumturia, marrim nga fëmijët. Ata mundin të jenë të lumtur dhe pa pasur ndonjë shkak konkret - ndjenjë të cilën ne e humbasim me kalimin e viteve. Një fakt kureshtar është se buzëqeshja është një nga shprehitë e para të fytyrës sonë akoma përpara se të lindim. Bebet fillojnë të buzëqeshin akoma gjatë javës së 26 nga zhvillimi i vet. Një dobi tjetër është se nganjëherë ajo kalon në qeshje, me ndihmën e së cilës mund të djegim midis 30 dhe 40 kalori. Përveç kësaj buzëqeshja pakëson stresin dhe mund të ndikojë pozitivisht madje dhe tek njerëzit e panjohur, të cilët i takojmë në rrugë për në shtëpi.

Një nga mënyrat të mund të jemi më të lumtur është të jemi më pozitiv, të mundohemi të japim më shumë, sesa të marrim. Duhet të jemi më mirënjohës për këtë që kemi. Jetojmë në një vend shumë të bukur dhe kemi shumë gjëra të cilat nuk i vlerësojmë plotësisht” - nënvizoi në një intervistë për Radio Bullgarinë sipërmarrësja Ljubov Kirillova.

Tre mbështetjet bazë të lumturisë janë afërsia të cilën e kemi me njerëzit rreth nesh, mjeshtëria në këtë të cilën e bëjmë dhe liria vetë t'i marrim vendimet. Në qoftë se çdo një përparon në çdo një nga këto tre gjëra, do të jetë më i lumtur” - shton akoma ajo.

Tek ne sikurse më ulët vlerësohet mjeshtëria, kurse bullgarët në masë nuk ndihen të kënaqur nga pagimi i vet, si dhe nga vlera e punës së vet. Sekreti - mendon zonja Kirillova, fshihet në këtë më shpesh t'i falënderojmë vetes për tre gjëra, të cilat na kanë rastisur gjatë ditës. Kjo do të na bëjë më të lumtur dhe më produktivë.

Sa i përket mundësisë që lumturia të kthehet në një qëllim të ri kombëtar të Bullgarisë, sociologu Zhivko Gjeorgjiev është më tepër skeptik:

Deri tani nuk i kam dëgjuar forcat politike ose përfaqësuesit e autoritit publik, të jenë angazhuar seriozisht me një gjë të ngjashme. Në asnjë parti politike kjo nuk është e përfshirë si prioritet. Në Skandinavi për shembull si dhe në shtete të tjera, ku bëjnë përpjekje të ndërtojnë një shoqëri me pamje njerëzore, ekziston një konsensus, se matësi më i mirë i përparimit dhe i progresit të shoqërisë është i ashtuquajturi indeksi bruto kombëtar i lumturisë. Ai ka 12 përmasa. Mes tyre janë mirëqenia psikike, shëndeti, kënaqësia nga jeta. Ka dhe një vlerësim për standardin jetik, kënaqësinë nga puna, bilancin mes kohës së lirë dhe kohës së punës e kështu me radhë”.

Në qoftë se e vërejmë këtë indeks, do të shikojmë se Bullgaria gjendet nën nivelin mesatar botëror. Shkaku për këtë është se, po vërehet një ulje nëpër të gjitha ato, më në veçanti të kohës së lirë, për të cilën ka nevojë çdo një njeri .

Kjo është e vlefshme si për Amerikën Jugore dhe Veriore, kështu dhe për Evropën, e cila përjeton kohëra të rënda, pavarësisht nga rritja ekonomike”, mendon Gjeorgjiev.

Në këtë sfond për Bullgarinë ka një shtyrje të lehtë pozitive, e cila nuk është e rëndësishme nga ana statistikore. Një efekt pozitiv vihet re më tepër në kënaqësinë në rritje nga puna, ka një farë rritje të të ardhurave dhe një farë kënaqësie nga autoritetet vendore. Për këtë kontribuuan zgjedhjet lokale në fund të vitit të kaluar, të cilat zëvendësuan një pjesë nga zyrtarët më të urryer të pushtetit vendor. Përfaqësuesit e rinj të pushttit akoma nuk kanë mundur të zhgënjejnë asnjë. Negativ po vazhdon të jetë vlerësimi për ambientin, jo vetëm për shkak të krizës së ujit, por kjo është më tepër një tendencë e qëndrueshme”.

Recetën e vet personale për lumturi, sociologu e përshkruan thjesht me fjalët - “një familje normale, një punë të mirë dhe të kuptimshme dhe më shumë njerëz të buzëqeshur rreth meje.”

Sipas një studimi, i cili mat indeksin e lumturisë mes bullgarëve, vetëm 20% janë të lumtur. Të palumturit janë 31%, ku mes tyre më e madhe është pjesa e romëve - 57%. Ky tregues shënon një ulje me 10% në krahasim me studimet e viit të kaluar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari vdekshmëria nga Covid-19 po pakësohet

Bullgaria zë vendin e 25 për nga sëmundja nga koronavirusi dhe vendin e 8 për nga vdekshmëria në Bashkimin Evropian, njoftoi kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë Angell Kunçev në brifingun e Shtabit  Operativ Kombëtar. Sipas fjalëve të tij, çdo ditë..

botuar më 20-10-01 3.38.MD

Me prani fizike ose online – viti akademik në universitete filloi

Një vit të ndryshëm akademik fillojnë universitetet në Bullgari. Për herë të parë fushatat e kandidat-studentëve u zhvilluan në një mjedis nga larg, kurse pasi evituan sfidat të punojnë krejtësisht në një mjedis të tillë nga larg, menaxherët e shkollave..

botuar më 20-10-01 2.34.MD

Më shumë fëmijë bullgarë në shkollat e së dielës në Stamboll dhe në Edrene

90 fëmijë do të frekuentojnë shkollat bullgare të së dielës në Turqi gjatë vitit të ri shkollor. Njëra shkollë është në Stamboll, tjetra në Edrene. Në Shkollën e Ekzarkisë Bullgare në Stamboll nuk mësojnë vetëm fëmijë. Aty ofrohet edhe mësimi i..

botuar më 20-10-01 7.05.PD