Bullgaria nuk është e kërcënuar nga migrantët në kufirin turk, tha Kryeministri Bojko Borisov pasi bisedoi në telefon me Presidentin turn Recep Erdoğan. Të dy do të takohen diten e hënë. Bullgaria vlerëson lartë kontributin e Turqisë për përballimin e problemit të migracionit dhe është e qartë për vështirësitë e mëdha të cilat i has Turqia që prej vitesh. Kryeministri Borisov është kategorik se në këtë situatë Turqia, si dhe çdo një shtet tjetër nuk duhet të mbetet e vetme dhe BE-ja duhet të japë përkrahjen e vet për aplikimin e marrëveshjes për migrantët. Të dyja vendet do të vazhdojnë të punojnë për zgjidhjen paqësore të krizës në Siri dhe për ndërprerjen e presionit të migracionit. Borisov shprehu ngushëllimet e veta për ushtarët e vdekur turq në provincën Idlib.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..