Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka fluks migrantësh drejt Bullgarisë

Foto: EPА/BGNES

Në lidhje me shqetësimet për valë masive të migrantëve nga Turqia drejt Bashkimit Evropian Kryeminisri Bojko Borisov komentoi se në kufirin bullgar tani për tani “fluksi është zero”.

“Po organizojmë një takim të madh në Bullgari për zgjidhjen e krizës. Përveç krizës së refugjatëve në Turqi ka dhe një krizë tjetër – ajo është humanitare dhe është në Siri. Aty rreth 1 miliona veta s’kanë ujë dhe ushqim. Prandaj ata ikin nga vendet ku jetojnë. Në NATO morëm vendim për ta përkrahur Turqinë dhe Bullgaria ishte ndër ata që insistonin më shumë për këtë”, komentoi Kryeministri bullgar para takimit të tij të sotëm me presidentin turk Rexhep Erdogan në Ankara. “Unë nuk jam ndërmjetës, kurse palë e interesuar. Ne i duam fqinjët tanë, grekët, dhe duam që të përdorim të gjitha mënyrat për t’i ndihmuar. Unë nuk mund të flas në emër të Komisionit Evropian, por duhet bërë çdo gjë të mundshme në këtë drejtim deri në të mërkurën apo të enjten, jo më vonë. Turqia duhet të marrë mjete financiare për t’u kujdesur përsëri për refugjatët”, tha gjithashtu Bojko Borisovi.

Para Radios Kombëtare Bullgare Milena Nikollova nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin komentoi se “qëllimi i Erdoganit nuk është të dërgojë refugjatë në Bullgari, por në Greqi. Po shikojmë se Greqia është kaq e rraskapitur sa që nuk mund të përballet me situatën pa ndihmën e Bashkimit Evropian”. Sipas fjalëve të zonjës Nikollova “Bullgaria tani për tani nuk ka problem të presë dhe të akomodojë 10 mijë refugjatë”.

Zëvendëskryeministri që përgjigjet për çështjet e sigurisë, i cili është dhe ministër i mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, ishte kategorik se “nuk ka provokacione dhe tani nuk ka nevojë të dërgohen ushtarë nga ushtria e rregullt bullgare në kufirin tonë me Turqinë”. Para mikrofonit të programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare ai shpjegoi se afër kufirit bullgaro-turk në rajonin e qytetit Svilengrad tensioni është duke u rritur. Pranë qytetit turk Edrene ka 5 mijë migrantë ilegalë dhe shteti bullgar është gati të reagojë në se ata vendosin të nisin drejt Bullgarisë. Ministri ka lëshuar urdhër për forcat e armatosura bullgare dhe ato nuk do të lejojnë kalimin e paligjshëm të kufirit bullgar. “Ushtarët bullgarë janë të armatosur dhe do të përdorin armët e tyre vetëm në se kundër tyre përdoren arma. Ka dhe mjaft mënyra të tjera për parandalimin e hyrjes në territorin bullgar”, ishte kategorik Karakaçanovi.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD