Stres, mossuksese, mbingarkesë. Nuk ka njeri i cili të mos ta shtrijë dorën drejt antidotit që është kudo rreth nesh - ushqimet e shijshme, por njëkohësisht mjaft të dëmshme. Mirëpo, kjo ndjenjë lumturie nga ushqimi i shijshëm jo vetëm që e zmadhon pamjen në pasqyrë, por na krijon dhe varësi, të cilat na sëmurin.
Rreth 62% e bullgarëve kanë mbipeshë. Gjatë 40 vjetëve të fundit në kategorinë e njerëzve me kilogramë mbi normën kanë hyrë tre herë më shumë bullgarë. Këto të dhëna i paraqiti endokrinologu profesor Zdravko Kamenov në lidhje me Ditën e sotme Botërore për Luftë me Mbipeshën.
Bullgaria po i tejkalon tendencat evropiane dhe botërore sa i përket mbipeshës, tha akoma specialisti. Në klasifikimin negativ mbi këtë tregues vendi ynë renditet në vendin e pestë në Kontinentin e Vjetër - përpara nesh janë vetëm Çekia, Greqia, Izraeli, Malta dhe Anglia. Shkaqet bazë për problemet me peshën fshihen në përdorimin e tepruar të produkteve me kalori të lartë dhe në aktivitetin e ulët fizik. Pas shpërdorimit të ushqimit shpesh qëndrojnë probleme emocionale dhe psikike.
“Njerëzit e depresuar zakonisht e shtojnë peshën e vet, sepse ushqehen më tepër dhe ushqimi, më në veçanti ëmbëlsirat, në ndonjë farë shkalle e përmirësojnë gjendjen e tyre – thotë profesori Zdravko Kamenov, shef i klinikës së endokrinologjisë dhe të sëmundjeve metabolike në spitalin Aleksandrovska. Nga ana tjetër, njerëzit me peshë mbi normën, duke pasur parasysh qëndrimin negativ në shoqëri ndaj mbipeshës, më shpesh bien në depresion. Në këtë mënyrë formohet një lidhje e dyanshme për thellimin e problemeve “mbipeshë” dhe “depresion”, prandaj është e domosdoshme që të shërojmë që të dyja. Në fund të fundit ulja e peshës do të çojë deri në një sedër më të madh dhe optimizëm, të cilat do të përmirësojnë gjendjen psikologjike të personalitetit.“
Që nga viti 1948 mbipesha konsiderohet si një sëmundje, sepse prish funksionet e organizmit, shkakton simptoma negative dhe ndikon keq mbi organet dhe sistemet. Njerëzit me mbipeshë janë të predispozuar ndaj akoma 200 sëmundjeve të tjera - diabet, sëmundje kardiovaskulare dhe të mëlçisë, probleme reproduktive, karcinomë. “Por më e keqja është se njëherë të provokuara, këto sëmundje fillojnë të bashkëveprojnë - për shembull diabeti realizon një spektër të madh negativ patogjenetik”, komenton profesori Zdravko Kamenov.
Dhe me qenë se mbipesha është jo vetëm thjesht një problem estetik, por një rrezik i madh për shëndetin dhe madje me jetën, i prekuri nga kjo sëmundje duhet të marrë masa të menjëhershme.
“Ajo të cilën njeriu mund ta bëjë menjëherë, është që pak nga pak të shtojë aktivitetin e vet fizik - këshillon profesori Zdravko Kamenov. Kjo nuk do të thotë se ai menjëherë duhet t’u futet këmbë e kokë serive të rënda në palestër - sepse, në qoftë se ai ka ndonjë farë problemesh me zemrën, kjo mund të ketë pasoja negative. Janë të domosdoshme lëvizje më të lehta me ecje (10 mijë hapa në ditë), me not, me stërvitje jo shumë të rënda në sallën e palestrës. Sa i përket ushqimit do ta këshilloja pacientin tim ta pakësojë darkën përgjysmë. Të hajë darkën të paktën tri orë përpara se të shtrihet për të fjetur dhe pas ngrënies të gjejë mënyrë të lëvizë pak.”
Ushqimi nuk duhet të përdoret si zëvendësues i lumturisë. Do të ndihemi më mirë, në qoftë se i kënaqemi hobit tonë ose po të merremi me sport, këshillon specialisti.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Alimentazione Salute dhe Spitali AleksandrovskaIluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..