Në pjesën më të madhe privatizimi ishte një proces kriminal, tha para Radios Kombëtare Bullgare kryeprokurori Ivan Geshev. “Nga ky proces kriminal morën aktive dhe para një rreth të gjerë shtetasish bullgarë, të cilët tani kanë interes që statukoja të ruhet. Prandaj e zhvillojnë tezën, se herën e tretë bëhet kontrollim të privatizimit, se afati ka skaduar, se nuk ka kuptim. Prokuroria do të kryejë punën e vet në përputhje me ligjin në fuqi”, tha kryeprokurori dhe shtoi, se detyrë e politikanëve si pjesë e pushtetit legjislativ është të bëjnë korrigjime në Kushtetutë kështu që të hiqet afati i kontrollimit të procesit të privatizimit. Sipas tij atëherë prokuroria do të jetë me duar të zgjidhur për hetime të tërësishme dhe kompetente, vetëm kështu do t’u garantohet shtetasve bullgarë drejtësi.
“Duhet të përfundojnë kontrollimet e para për afro 100 struktura dhe ndërmarrje shtetërore. Disa prej tyre janë për Kombinatin “Kremikovci”, Termocentralin “Bobov Doll”, Aviacionin Civil Bullgar “Ballkan”. Ato janë kontrata të privatizimit me aktive më të mëdha. Fillojmë kontrollimin sipas aktiveve, jo sipas vlerës së kontratës, sepse Kombinati “Kremikovci” u shit për 1 dollar. Në çdo vendbanim mund të dëgjohet një histori e njëjtë për ndërmarrje në të cilat banorët e kanë nxjerrë bukën e gojës në to dhe se ato u shitën për 1 dollarë. Mirëpo, ato ndërmarrje kishin aktive dhe para në llogari bankare. Kështu njerëzit në vendbanimet e ndryshme mbetën pa punë. Dhe pasi kudo flitet për këtë nuk është e mundshme që kjo të mos jetë e vërtetë.”
Etapa e dytë e veprimeve do të përqendrohet mbi ndjekjen e mënyrës së kontrollimit të procesit të privatizimit nga prokuroria dhe organet shtetërore.
“Kam shpresë se në se do të bëhet një analizë objektive e tërë procesit të privatizimit do të kemi bërë gjithçka të mundshme që të rikthejmë ndjenjën e drejtësisë te njerëzit në një shkallë më të madhe se sa është tani”, tha akuzuesi numër një në Bullgari Ivan Geshev.
Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..