Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përqindja e viktimave në rrugët e Bullgarisë mbetet e lartë

Foto: BGNES

628 janë të vdekurit në aksidentet rrugore në Bullgari gjatë vitit 2010. Viktimat janë me 17 më shumë në krahasim me 2018-ën. Me koeficient 90 të të vrarëve në rrugë për 1 milion popullsi vendi përsëri do të jetë në krye të statistikës së BE-së. Aksidentet e rënda rrugore janë 6 730, me 46 më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Numri i të plagosurve në “luftën në rrugë” është 8499, që përbën një rritje me 28 veta. Gjatë vitit 2016 Bullgaria është në krye të klasifikimit të zi në BE me 99 të vrarë për 1 mln popullsi. Në vend të dytë është Rumania me 97 veta për 1 milion popullsi. Gjatë 2017-ës dhe 2018-ës në krye del Rumania përkatësisht me 98 dhe 96 të vrarë për 1 mln popullsi, ndërsa Bullgaria është menjëherë pas saj përkatësisht me 96 dhe 89 veta. Numri mesatar i viktimave në rrugët e BE-së është 50 të vrarë për 1 mln veta.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Vëzrazhdane” kërkon që qeveria të ndërpresë bashkëpunimin me OBSH-në

Partia “Vëzrazhdane” paraqiti një projekt-rezolutë për tërheqjen nga marrëveshja me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njoftoi grupi parlamentar. Ata kërkojnë që qeveria të ndërpresë Marrëveshjen Themelore me OBSH-në për marrëdhënie..

botuar më 25-01-31 11.58.PD

Qyteti bullgar Pavell Banja pret Konferencën Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë

Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..

botuar më 25-01-31 6.10.PD

Parashikimi i motit për 31 janarin

Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga..

botuar më 25-01-30 7.40.MD