Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konakët Agushevi – një kala pa analog në Gadishullin Ballkanik

Konakët Agushevi janë një ansambël i jashtëzakonshëm prej godinave të banimit dhe ndërtesave agrare, të cilët përbëjnë kalanë më të madhe të fiseve të tipit mesjetar në malin Rodope. Gjenden në qendrën e fshatit Mogilica, në bregdetin e pjerrët të lumit Arda.

3 mjeshtër bullgarë e kanë ndërtuar kompleksin në fillim të shekullit të 19  për sundimtarin vendas Agush Aga dhe 3 djemtë e tij. Pjesa e parë ka përfunduar gjatë vitit 1825, kurse pjesa e dytë gjatë vitit 1843. Për të fundit dëshmon një mbishkrim të një pllake prej guri, të vendosur në hyrjen e njërës prej godinave.

Gjashtë breza kanë jetuar në konak deri në vitin 1949, kur familja ka qenë e shpërngulur në Bullgarinë Qendrore dhe Veriore dhe konakët Agushevi janë bërë pronë e shtetit. Por pas vitit 2000 shteti ua ka kthyer konakun trashëgimtarëve të Salih Agasë /nip i Agush Agasë/. Konakët Agushevi të cilat janë shpallur për një monument me një rëndësi kombëtare  janë të restauruar dhe të kthyer në një muze etnografik.

Eli Andreeva, kuratore në kompleks, i pret vizituesit përpara portave të mëdha të konakut.

Konakët Agushevi janë një kompleks prej disa godinave. Dy janë banesat bazë, ka dhe një pjesë të ndarë për banimin e shërbëtorëve. Ka 3 oborre, çdo një prej të cilave disponon një pus të veçantë. Sipërfaqja e përgjithshme e konakut është 3266 metra katrorë. Ndërtesa disponon 221 dritare, dyert janë 86 dhe kudo janë origjinale, bile bravat e disave prej tyre punojnë akoma shumë mirë dhe pa problem. Oxhakët janë 24 në numër sepse në çdo dhomë ka vatër.


Familja e Agush Agasë ka qenë mjaft e arsimuar. Ata kanë udhëtuar shpesh dhe kanë bërë tregti, për shkak të së cilës kanë ditur dhe gjuhë të huaja. Kanë pasur mbi 12 mijë kokë dhensh, të cilët gjatë verës kanë qenë në kullotë nëpër shpatat e Rodopeve, kurse gjatë periudhës së dimrit i kanë dërguar në Egje - diçka tepër karakteristike për këtë rajon të Bullgarisë”. 

Shtëpia dhe oborret janë të vendosura në një harmoni të plotë me natyrën e shkëlqyer rodopëse. Fytyra - hyrja kryesore e konakut është e kthyer nga lindja dhe nga jugu.

Hapësirat e gjera - dhomat e mëdha dhe korridoret e gjera, janë karakteristike për këtë kompleks arkitekturor. Eli Andreeva na fut në dhomën e parë në katin e parë – një hapësirë e gjerë, nga e cila hyhet në disa dhomë:

Dy nga dhomat janë të përshtatura për depo. Në një gropë të thellë kanë vënë djathin e deleve të piqet, kurse në një depo tjetër kanë ruajtur gjalpin dhe qumështin. Muret e trasha prej guri mbajnë gjatë gjithë vitit një temperaturë të ulët, me fjalë të tjera këto dhoma kanë qenë njëfarë frigoriferësh për familjen.”

Në katin e dytë ka jetuar familja. Këtu dhomat janë të një tipi, por janë me ndryshime të vogla. Në çdo dhomë ka vatër dhe musandra – të ashtuquajturat gardërobë. Një gjë tjetër karakteristike për çdo një dhomë  është hamami ose banja. Në disa nga dhomat ka dhe  nevojtore të brendshme, gjë e cila ka qenë luks i madh për atë kohë.

Konaku ka dhe kat të tretë. Këtu familja ka pritur miqtë dhe tregtarët. Në këtë kat të konakut ka një dhomë në të cilën kanë vendosur miqtë më të rëndësishëm. Janë shqyrtuar çështje tregtare dhe janë marrë vendime të rëndësishme për biznesin. Kjo dhomë quhet qoshku i madh. Interesantja në këtë dhomë është se ka një vend sekret – një dhomë tjetër, nga e cila kanë përgjuar bisedat me miqtë e rëndësishëm. Në fakt dera e kësaj dhome është e përbërë prej një dollapi me rafte. 

Konaku përfundon me një kullë të rrumbullakët me vrima në murin prej guri, kurse fare lart ka një dhomë të pikturuar shumëngjyrëshe. Kompozicioni i murit lindor  është një nga arritjet më të mëdha të mendimit arkitekturor bullgar. Për shkak të pamjes së vet madhështore, shpesh konaku Agushevi është krahasuar me kështjellat nga mesjeta e vonë pa analog në Gadishullin Ballkanik.

Konaku është një destinacion interesant turistik jo vetëm për turistët bullgar, por dhe për shumë turistë të huaj – turq, grek, anglezë, gjermanë dhe spanjollë. Kështu që në qoftë se keni kohë të lirë, mund të vizitoni këtë vend në Rodopet, kurse këtu afër ka akoma se çfarë të shikohet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Herakleja Sintika është pasaporta e qytetit Petriç për të ardhmen

Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..

botuar më 24-12-10 9.16.PD

Fshati i bukur Kovaçevica, i cili nuk ndryshon

Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..

botuar më 24-12-08 10.15.PD
Foto: Qendra e Vizitorëve për Peshkimin dhe Çështjet Detare

Rrjetat e vjetra të peshkimit dhe varkat e Pomorie tani ruhen në një muze

Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..

botuar më 24-12-06 1.20.MD