Kompania shtetërore “Bullgargaz” propozon që çmimi i gazit natyror nga data 1 prill të jetë 13.44 euro për MWh pa TVSH. Kjo është pak mbi 40%, njoftoi drejtori ekzekutiv i shoqërisë Nikollaj Pavllov përpara Komisionit mbi energjetikën në parlament. Aktualisht çmimi i gazit natyror, i afirmuar nga Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe të Ujit, është 22.52 euro. Duke pasur parasysh zhvillimin e tregjeve të gazit gjatë muajve të ardhshëm çmimi mund të bjerë dhe akoma, prognozon Pavllov. Me “Gazpromin” formula u rinegociua, në bazë të së cilës përcaktohet çmimi i gazit natyror. Në të elementi dominues është ai i tregut, shtoi ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..