Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti do të lëshojë më se 4.6 milion euro suplementarisht për specialistët shëndetësorë

Foto: BGNES

Shteti do të lëshojë pak më se 4.6 milion euro (përafërsisht 9 milion leva) për kujdesin shëndetësor në shkollë. Marrëveshja u arrit në një takim të presidentëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Pllamen Dimitrov dhe të Konfederatës së Punës “Podkrepa” Dimitër Manollov me kryeministrin Bojko Borisov, zëvendës kryeministrin Tomisllav Donçev dhe ministren e punës dhe politikës sociale Denica Saçeva. Marrëveshja ka të bëjë me 11 mijë specialistë mjekësor në çerdhet, në kabinetet shëndetësore, në kuzhinat e fëmijëve, ose më se një e treta e specialistëve mjekësorë në vend. Kështu rrogat e tyre do të arrijnë 460 euro.
Protesta në kampit me tenda para Këshillit të Ministrave të sindikatës së specialistëve mjekësorë dhe të nismës civile “Sistemi na vret” vazhdon.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria po i ndjek me shqetësim deklaratat e Shkupit për Korridorin nr.8

Qeveria e Bullgarisë po monitoron me shqetësim në rritje deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të Maqedonisë së Veriut që synojnë shkeljen e angazhimeve ndërkombëtare në fushën e konektivitetit infrastrukturor, përfshirë këtu ridrejtimin e fondeve..

botuar më 24-07-29 12.18.MD

Papunësia ndër të diplomuarit është nën 5 për qind

Bullgaria është ndër vendet e BE-së ku shumica e njerëzve me arsim të lartë punojnë me kontratë pune të përhershme. Papunësia mes atyre me diplomë baçelor ose master është më pak se 5%, sipas sondazhit të kryer në 17 vende EUROGRADUATE 2022. Të..

botuar më 24-07-29 10.54.PD

Në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor për të tretën herë do të provojnë të formojnë qeveri

Presidenti do të ngarkojë grupin parlamentar të partisë “Ka një popull të tillë” (ITN) që të propozojë një kandidat për kryeministër, njofton administrata e kreut të shtetit. Mandati do të dorëzohet më 29 korrik,ditën e hënë, në ora 12:00...

botuar më 24-07-29 8.51.PD