Koronavirusi erdhi në Bullgari në një moment tepër të ndërlikuar. Nga Turqia mijëra refugjatë dëshirojnë të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian dhe megjithëse tani për tani ata nuk mund të kalojnë kufijtë e mbrojtura rreptësishtë, situata është shqetësuese si për autoritetet, ashtu dhe për popullsinë e rajoneve kufitare. Brenda Bullgarisë vala e dytë e gripit sezonal është me intensitet të madh dhe për këtë arsye është shpallur pushim në të gjitha shkollat bullgare, janë ndaluar vizitat e të afërmve të pacientëve në të gjitha spitalet dhe janë ndaluar operacionet e planifikuara kirurgjike. Dhe kur në këto rrethana gjatë fundjavës së kaluar ishin regjistruar rastet e para të kjoronavirusit, menjëherë u shpallën masa akoma më të ashpra për lokalizimin e sëmundjes dhe për kundërvënien e panikut në shoqëri. Tani situata është nën kontroll.
Në këtë sfond biznesi bullgar nuk mund të jetë i qetë dhe po përgatitet për zhvillime të pafavorsme në tregun bullgar dhe në tregjet e jashtme. Kriza është globale dhe shqetësimi po pushton gjithnjë e më shumë vende në botë dhe tregjet e tyre, disa prej të cilave janë me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për ndërmarrjet bullgare dhe luajnë një rol të rëndësishëm për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto, pakësimin e papunësisë dhe rritjen e të ardhurave. Në videokonferencë me pjesëmarrjen e liderëve të Izraelit, Hungarisë, Rumanisë, Italisë, Austrisë dhe Qipros kryeministri Bojko Borisov nënvizoi se bota duhet të gjejë zgjidhje sepse kriza ekonomike dhe financiare po troket në derë. Shtabi i posaçëm për koronavirusin premtoj se masat kundër sëmundjes do të jenë të tilla, se të mos e pengojnë biznesin.
Duka pasur parasysh zhvillimin e situatës në vendet më të prekura nga COVID-19, duket se ekonomia bullgare do të ketë probleme serioze. Ekspertët janë të mendimit se sektorët më të prekur do të jenë turizmi, transporti, biznesi i argëtimeve dhe industritë, prodhimi i të cilave shiten në tregjet e jashtme. Tashmë ka prenotime të anuluara për sezonin veror në bregdetin bullgar dhe kjo mund të kërcënojë tërë ekonominë kombëtare, sepse të ardhurat prej turizmit përbëjnë 12% prej Produktit të Brendshëm Bruto. Një faktor tjetër negativ është rritja e ngadalësuar e ekonomive të mëdha të Bashkimit Evropian, të cilat janë partneret kryesore për tregtinë e jashtme bullgare. Kjo do të thotë më pak porosi për ndërmarrjet bullgare, të cilat punojnë me partnerë të jashtëm. Për disa kompani kjo mund të jetë fatale.
Industria e argëtimeve në vend me siguri do të jetë shumë e prekur për shkak të ndalimit të aktiviteteve në vende ku mblidhen shumë njerëz - ngjarje sportive, koncerte, shfaqje teatrale, ekspozita, kinema. Pasoja negative do të ketë dhe për restorantet dhe hotelet. Asnjë njeri, i cili kujdeset për shëndetin e vet nuk do të dëshirojë të marrë pjesë në ngjarje, në të cilat janë mbledhur shumë njerëz.
Rrezik ka dhe për sektorin e transportit për shkak të tregtisë së kufizuar dhe uljen e udhëtimeve. Disa ekspertë botërorë pohojnë se për shkak të epidemisë dhe frikës prej saj ka ulje edhe në kërkim edhe në ofrim. Prova më e bindshme për këtë është Kina – vendi më i prekur tani për tani nga COVID-19. Vetëm nga fillimi i vitit ulja e eksportit atje është 17%. Këto probleme janë shumë të dukshme në bursat botërore, ku ulja e besimit të investitorëve gjithashtu ndikon aktivitetin ekonomik.
Biznesi bullgar nuk është një ishull i izoluar dhe nuk ka se si proceset botërore të mos na prekin. Por përveç kësaj ai ka provuar se është fleksibil dhe ka mjaft aftësi për të adaptuar. Ndërmarrjet më të vogla (90% prej biznesit bullgar) më lehtë u përshtaten ndryshimeve, pohon në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Kryetari i Asociacionit të kapitallit Industrial Vasil Velev.
Parashikimet zyrtare për rritje 3,3% të ekonomisë bullgare nuk do të realizohen dhe ndoshta ulja do të jetë deri më 3%. Kjo do të jetë për shkak të shterimit të mundësive të tregut të punës, konsumit të paqëndrueshëm të brendshëm dhe të jashtëm dhe investimeve të druajtura të huaja. Ulja e mundshme të ekonomisë bullgare ndoshta nuk do të jetë e vogël dhe do të ndikojë tërë shtetin.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..