Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si reagojnë bullgarët mbi situatën me koronavirusin në vend

Foto: BGNES

Një studim i agjencisë sociologjike “Alpha Research” shpalli se është regjistruar rritja e kërkimit të informacionit për koronavirusin në vend,një frikësim i matur nga situata e krijuar dhe një vlerësim pozitiv për masat e ndërmarra kundër sëmundjes nga ana e autoriteteve bullgare.

75 % nga qytetarët e rritur ndjekin informacionin për atë që po ndodh në Bullgari për ditë, 19% nga koha në kohë, kurse të painteresuarit janë mezi 6%. Numri i kufizuar i rasteve të regjistruara deri në këtë moment në Bullgari, çon deri në një farë uljeje të emocioneve. Pas ekzistencës së ripohuar të virusit në vend pjesamë e madhe e bullgarëve (55%) janë të shqetësuar, 34% nuk janë dhe kaq të shqetësuar, kurse tepër të shqetësuar ndihen 11% nga bullgarët. Po vihet re një dallim kureshtar midis qëndrimeve të më të rinjve dhe këtyre mes më të moshuarve. 

Të rinjtë janë më të shqetësuar, por ata jo në të gjitha rastet respektojnë rekomandimet, kurse tek më të moshuarit, të cilët janë dhe grupi më i rrezikuar, shqetësimi është më i ulët. Sipas ekspertëve, këto tendenca paradoksale rrjedhin nga mënyra e jetesës së njerëzve. Frikësimi tek të rinjtë ushqehet dhe nga fakti se ata komunikojnë dhe udhëtojnë më aktivisht, kurse të moshuarit udhëtojnë më pak dhe ndoshta për këtë arsye ndihen dhe më të qetë.

Masat e ndërmarra nga autoritetet për kufizimin e shpërndarjes së koronavirusit vlerësohen pozitivisht. Sipas 67% nga bullgarët e anketuar ata janë adekuate duke pasur parasysh situatën e krijuar. 19% e të anketuarve mendojnë se masat duhet të jenë më të rrepta, kurse sipas 14% të bullgarëve disa nga kufizimet janë të panevojshme. Në këtë drejtim po kështu vihen re dallimet e brezave. Më të moshuarit  dhe njerëzit më pak të shqetësuar kanë pritje dhe për masa më të rrepta, kurse më të rinjtë dhe më të shqetësuarit i mendojnë se janë të tepruara. Kjo tregon në mënyrë indirekte se pavarësisht nga shqetësimet, më të rinjtë mbase nuk do të ndryshojnë në mënyrë radikale mënyrën e vet të jetesës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD