Gruaja 66-vjeçare, e cila të martën ishte hospitalizuar në Sofje në gjendje shumë të rëndë dhe me rezultat pozitiv për COVID-19 ka vdekur. Ajo ka pasur probleme kronike të zemrës dhe para pak kohe i është nënshtruar një operacioni. Pacientja është pranuar në spital me pneumoni të të dy mushkërive.
Është regjistruar rasti i 7-të i të prekurit nga COVID-19, informuan nga shtabi i posaçëm për koronavirusin. Bëhet fjalë për një mjeke 62-vjeçare. Në Bullgari ajo nuk ka punuar me pacientë. Për herë të fundit ka qenë në punë më 22 shkurt dhe pastaj ka vizituar Spanjën dhe Anglinë për të marrë pjesë në kongrese të mjekësisë. Gjendja e saj nuk është e rëndë.
Një shtetas i Turqisë ka hyrë në territorin e Bullgarisë në mënyrë ilegale. Ai është ndaluar në rajonin e qytetit Svilengrad dhe po ndodhet në spital me dyshime për infektim me koronavirus.
Në Këshillin e Ministrave u nënshkrua kontrata mes Agjencisë Amerikane të Tregtisë dhe Zhvillimit dhe Operatorit të Sistemit Elektroenergjetik për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e korridorit energjetik Lindje-Perëndim. Financimi në përmasë 1.2..
Shuarja e zjarrit në zonën e komunës kufitare Boljarovo vazhdon për të shtatën ditë. Nuk ka asnjë rrezik për zonat e populluara, por shpërthimet mbeten aktive midis fshatrave Voden dhe Goljam Dervent. "Për momentin ka tri shpërthime midis fshatrave..
Vrapimi malor BALKAN RUN 2024 deri në majën e më të lartë të malit Stara Pllanina - Botev dhe kthimi zhvillohet këtë të diel, më 21 korrik 2024, përgjatë një traseje prej 41 kilometrash me fillim/mbarim në qytetin Karllovo. Traseja është Rruga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se asnjë ushtar bullgar nuk do të dërgohet në Ukrainë dhe NATO nuk ka ndërmend të..
Për herë të parë, nga Baza Antarktike Bullgare në ishullin Livingston do të studiojnë në detaje pulsimet në jonosferën e Tokës të shkaktuara nga..
Plani i Maqedonisë së Veriut për fondet nga plani i BE-së për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor u përgatit dy javë më parë dhe vendi është në pritje të..