Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viktimë e dytë e koronavirusit në Bullgari

Foto: ЕPA/BGNES

Sot koronavirusi mori jetën e akoma një njeriu në Bullgari – vdiq bashkëshorti 74 vjeçar i viktimës së parë në Bullgari të sëmundjes – gruaja 66 vjeçare. Edhe të dy kanë vuajtur nga sëmundje kronike. Sipas informacionit të Shtabit Operativ Kombëtar tani për tani rastet e COVID-19 në Bullgari mbeten 31. Në tërë vendin ushtrohet kontroll për respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit. Organet e rendit mbyllën disa lokale nate, të cilat kishin punuar natën e kaluar megjithë ndalimin. Në Slivnica, Bullgari Perëndimore, u kapën dhe u çuan me forcë në shtëpitë e tyre katër shoferë kamionësh, të cilët kishin shkelur karantinën e vendosur shtëpiake.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Zaprjanov

Bullgaria është gati me një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën me rastin e..

botuar më 24-07-22 5.33.MD
Kristian Vigenin

Nëse BSP merr mandatin e tretë, do të përpiqet të formojë një kabinet ekspertësh

Rikthimi i mandatit të dytë nuk ishte i papritur, komentoi nënkryetari i BSP-së Kristian Vigenin. Sipas tij, formimi i një qeverie në kuadër të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor është gjithnjë e më i vështirë për t'u arritur. Gjithsesi,..

rinovuar më 24-07-22 5.23.MD

PP-DB e ktheu mandatin e dytë menjëherë pas dorëzimit të tij

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të  të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Në dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-22 12.32.MD