Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një gazetar hetues ishte rrahur në Sofje

| rinovuar më 20-03-18 2.35.MD
Sllavi Angellov
Foto: BGNES

Kryeredaktori i gazetës “168 orë” i cili është dhe gazetar investigativ, Sllavi Angellov, ishte sulmuar dhe rrahur të martën para shtëpisë së tij në Sofje. Sulmuesit kanë qenë dy veta. Policia po heton rastin.

Pista kryesore është lidhur me punën e gazetarit. Vepra penale ishte dënuar ashpër nga Kryetarja e Këshillit Drejtues të Lidhjes së Gazetarëve Bullgarë Snezhana Todorova.

Radioja Kombëtare Bullgare dhe drejtori i saj i përgjithshëm Andon Balltakov gjithashtu komentoi rastin, duke shprehur shpresë se organet hetuese do të gjejnë sa më shpejtë autorët e krimit. “Kjo do të jetë shenjë për këtë se liria e gazetarisë investiguese është me vlerë të madhe për shoqërinë tonë dhe se çdo një akt i dhunës kundër përfaqësuesve të medias do të ndëshkohet” – thuhet në pozitën e BNR-së mbi këtë çështje.

 





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria padit kompaninë ruse “Gazprom Export” për 400 milionë euro

Furnizuesi shtetëror i gazit "Bulgargaz" ngriti padi kundër kompanisë ruse "Gazprom Export" para Gjykatës së Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris, njoftoi kompania bullgare. Pala bullgare kërkon kompensim prej më shumë se 400..

botuar më 24-07-09 1.43.MD
Atanas Atanasov

DSB po diskuton për emrat e kryeministrave për kabinetin teknik

Kreu i "Demokratëve për Bullgarinë e Fortë" (DSB) Atanas Atanasov tha për BNT se në "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) duhet të krijohet një organ i vetëm për të diskutuar të gjitha çështjet dhe për të marrë vendimet e..

botuar më 24-07-09 11.41.PD
Hristijan Mickoski

Pushtetarë në Shkup duan të denoncojnë marrëveshjen me Bullgarinë

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut respektohen, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për “minoritetin maqedonas” në Bullgari, njofton BGNES. Në një takim në Universitetin “Xhons Hopkins”..

botuar më 24-07-09 9.39.PD