“Koncerti në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, i cili i kushtohet këtij përvjetori shtyhet, por le të jemi së bashku në mendimet tona lidhur me këtë ditë–koristët e tanishëm si dhe ish-koristët, në Bullgari dhe nëpër botë. Dhe le të ruajmë frymën e lartë, me të cilën jemi mësuar këtu, në korin e fëmijëve pranë Radios” – apelon Venecia Karamanova, e cila është dirigjentja e korit, historia e të cilit fillon gjatë vitit 1960. Atëherë në ditën e parë të pranverës është zhvilluar prova e parë e korit të fëmijëve pranë radios me dirigjentin e ri Hristo Nedjallkov. Nën drejtimin e tij kori ka zhvilluar një numër të madh koncertesh në të gjitha kryeqytetet e mëdha kulturore nëpër botë, ka marrë pjesë në konkurse, festivale, nëpër ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare. Vetëm në Japoni koncertet janë mbi 500, në 150 qytete gjatë kohës së 18 turneve.
Sot, në Tokën e Lindjes së Diellit në programin shkollor në lëndën e muzikës fëmijët mësojnë disa këngë bullgare ( të përkthyera në gjuhën japoneze), të cilat janë bërë të njohura rreth këtij bashkëpunimi kulturor. Respektues është dhe numri i çmimeve nga forumet e autoritetshme të artit koral. Mes tyre është titulli “Ambasadori i Kulturës Evropiane”, i dhënë nga Federata Evropiane e Koreve pranë Bashkimit Evropian gjatë vitit 2002. Akademiku Nedjallkov mbeti në krye të grupit koral më shumë se gjysmë shekulli – deri në vitin 2013, kur iku nga kjo botë. Pas kësaj timonin drejtues e mori përsipër Venecia Karamanova, një mjeshtre shumëvjeçare korale dhe dirigjentja e dytë e korit, e cila pranoi si një detyrë të vet më të rëndësishme të ruajë traditat, por dhe të krijojë të reja.
Ja dhe fjalët e zonjës Karamanova të drejtuara ndaj të gjithëve, të cilët sot festojnë ditëlindjen e korit:
“Unë dua t’i përshëndes! Le të mos vuajnë nga fakti se nuk do të takohemi pikërisht më 21 mars, siç e bëjmë çdo vit. Dua t’ju drejtohem të gjithë juve, koristë të dashur – disa në shtëpi, kurse të tjerë tanimë të rritur dhe të shpërndarë nëpër botë. U drejtohem të gjithë adhuruesve të artit tonë. Me të vërtetë ne kishim planifikuar ta festojmë në mënyrë shumë të shkëlqyer dhe madhështore përvjetorin tonë të 60-të, por dhe tani do ta bëjmë, pavarësisht se dhe në një mënyrë të jashtëzakonshme – përmes Radio Bullgarisë. Në mendimet tona ne përsëri jemi me themeluesin e korit tonë Hristo Nedjallkov dhe e falënderojmë për këtë që e ka arritur gjatë këtyre viteve. Ju jetoni me muzikën, me këngën, me artin. Kurse çdo një afrim me to edukon dhe transformon. Talenti juaj, përkushtimi dhe gatishmëria, me të cilën punoni e shpërndajnë këngën bullgare nëpër botë, në skenat më prestigjioze në Londër, Nju Jork, Moskë, Pekin, Tokio.... Ju fituat dashurinë e publikut në katër kontinente. I uroj Korit të Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare suksese krijuese dhe të jeni plotë shëndet! Gëzuar 60 vjetorin dhe për shumë vjet!
Do të festojmë gjatë gjithë vitit 2020. Po përgatisim dhe një album me foto për 10 vjetët e fundit nga puna e korit. Në diskun e ri të cilin e incizuam, kemi përfshirë këngë nga programi i ri, si dhe krijime emblematike prej 50 vjetëve të para.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..