Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Tërmet goditi Zagrebin të dielën

Foto: Violleta Simeonova

Tërmet i fortë me magnitudë 5,3 sipas shkallës së Rihterit goditi Zagrebin të dielën në mëngjes dhe u pasua me paslëkundje më të lehta, më e forta prej të cilave ishte me magnitudë 5,1. Një djalë në moshë 15 vjeç është lënduar rëndë, dhjetëra njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ka dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesa banimi dhe administrative. Ushtria ndihmoi punën e ekipeve të shpëtimit.


Greqia aplikon ndalim të plotë të lëvizjeve për shkak të koronavirusit

Foto: BTA

Që nga 23 marsi deri më 6 prill është në fuqi ndalimi i plotë i lëvizjeve në Greqi. Qytetarët, të cilët dëshirojnë të dalin jashtë, duhet të paraqesin deklaratë të plotësuar dhe të nënshkruar, ku duhet të jenë shkruar arsyet për udhëtimin. Njerëzit mund të dalin jashtë shtëpive të tyre vetëm për të shkuar në punë, për të blerë ushqim dhe medikamente dhe për të vizituar mjekun apo ndonjë person që ka nevojë për kujdes dhe asistencë. Nuk janë ndaluar sportet individuale dhe shëtitjet e kafshëve shtëpiake. Masat në fjalë nuk janë në fuqi për ushtarët, policët, personelin mjekësor dhe nëpunësit e zyrave të menaxhimit të fatkeqësive.


Shkupi hodhi poshtë përgatitjen për zgjedhjet parlamentare

Foto: BGNES

Me dekretë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut të dielën ishin shtyrë të gjitha veprimet e lidhura me zgjedhjet parlamentare, të planifikuara në datën 12 prill. Qeveria shpjegoi vendimin me domosdoshmërinë për masa urgjente parandalimi për kundërvënie të koronavirusit. Vendimi për datën e re konkrete për zhvillimin e zgjedhjeve, do të shpallet pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme që aktualisht është në fuqi në Maqedoninë e Veriut për shkak të COVID-19. Të dielën, 22 mars, në vend ishte regjistruar dhe viktima e parë e koronavirusit – një grua 57-vjeçare nga qyteti Kumanovo. Për shkak të orës policore që është një nga masat kundër përhapjes së koronavirusit, gjatë natës së 23 marsit në rrugët e Shkupit lëvizeshin vetëm patrullat e policisë dhe ekipet e gazetarëve. Kryeministri Oliver Spasovski vizitoi disa komisariate të policisë, për të kontrolluar në se respektohen kufizimet.


Viktima e parë e koronavirusit dhe në Malin e Zi

Foto: Pixabay

Instituti i shëndetit publik në Podgoricë njoftoi të dielën se në Malin e Zi është regjistruar rasti i parë i vdekjes i një pacienti të infektuar me COVID-19. Viktima është në moshë 65 vjeç me sëmundje kronike të mushkërive. Në momentin kur ishte shpallur informacioni për pacientin e vdekur, kishte 22 njerëz të infektuar me koronavirus, kurse 5 565 veta ishin nën mbikëqyrje. 


Serbia mori ndihmë nga Kina në luftën kundër koronavirusit

Foto: BTA

Kina dërgoi në Serbi një ekip ekspertësh, të cilët do t’i ndihmojnë autoritetet serbe në kundërvënien e Covid-19. Përveç kësaj siguroi për shtetin ballkanik produkte mjekësore, dezinfektues, maska dhe veshje të tjera mbrojtëse. Ekipi dhe ndihma materiale ishin pritur në aeroportin e Beogradit personalisht nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili falënderoi palën kineze për ta. “Serbia nuk duhet të harrojë se shteti kinez është mik yni prej shekujve”, nënvizoi Presidenti.


Shkupi dërgon ushtarë në kufij 

Foto: BGNES

Qeveria e Maqedosnisë së Veriut mori vendim në një seancë të jashtëzakonshme që ushtria do të ndihmojë nëpunësit e policisë në mbrojtjen dhe kontrollimin e kufijve shtetërorë. Ushtarët do të ndihmojnë ndalimin dhe kontrollimin e personave, të cilët përpiqen të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut në mënyrë ilegale. Ushtria do të marrë pjesë gjithashtu në kontrollin e rrugëve brenda vendit dhe në mbrojtjen e objekteve strategjike, informoi qeveria.


Ka orë policore dhe në kampet e refugjatëve në ishujt grekë

Foto: BTA

Në qendrat për strehimin e migrantëve në ishujtë grekë ishte shpallur orë policore gjatë natës me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Refugjatët s’kanë të drejtën të dalin jashtë nga ora 19.00 të mbrëmjes deri në orën 7.00 në ditën tjetër, kurse gjatë ditës vetëm një nga anëtarët e familjes ka të drejtën të dalë jashtë. Nuk akomodohen refugjatë të rinj. Në pesë qendrat e migrantëve në ishujtë grekë po ndodhen 42 mijë refugjatë. Deri tani në ishujt grekë ka vetëm një rast të të infektuarit me COVID-19 dhe ai është banor i ishullit Lesbos.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD