Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi me sukses testi i tregut për terminalin në Aleksandrupolis

Foto: ЕPA/BGNES

Faza e testit të tregut për rezervimin e kapacitetit të terminalit për gaz të lëngëzuar natyror afër Aleksandrupolisit përfundoi me sukses. Kompanitë greke ndërkombëtare dhe konsumatorët ripohuan interesin e tyre, bëri të ditur kompania Gaztrade. Ofertat janë për një periudhë deri në 15 vjet dhe arrijnë një vëllim prej 2.6 mlrd metrash kubikë në vit. Gazi i lëngëzuar natyror në LNG terminalin do të rigazifikohet dhe transferohet në Bullgari, Rumani, Serbi dhe tregje të tjera në Evropën Juglindore. Sasitë do të kalojnë përmes Bullgarisë nëpërmjet interkonektorit me Greqinë. Shoqëria shtetërore bullgare Bulgartransgaz tashmë mori 20 për qind prej terminalit në Aleksandrupolis.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shoqëria është e ndarë për kundërvënien e ndryshimeve klimatike

Gjysma e bullgarëve e konsiderojnë përshtatjen me klimën një përparësi kombëtare, sipas një studimi nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB). 96% e të anketuarve janë të mendimit se është e rëndësishme që vendi të përshtatet me ndryshimin e klimës, por..

botuar më 24-11-12 9.32.PD

Parashikimi i motit për 12 nëntorin 2024

Ditën e martë pjesa më e madhe e vendit do të mbetet kryesisht me vranësira. Në Bullgarinë Veriore dhe Lindore do të ketë reshje shiu, të përziera me borë në disa rajone. Do të jetë pothuajse pa reshje shiu dhe me më shumë orë dielli në rajonet..

botuar më 24-11-11 7.35.MD
Bojko Borisov

Borisov propozoi një koalicion të katërfishtë

Në margjinat e Asamblesë Kombëtare, kreu i GERB-it Bojko Borisov propozoi një qeveri të kryesuar nga ai personalisht. Sipas fjalëve të tij, ajo mund të formohet pa "DPS - Fillimi i Ri" të Peevskit, pa "Aleancën për të Drejta dhe Liri" të Doganit, pa..

rinovuar më 24-11-11 6.36.MD