Qeveria bullgare caktoi pikat kufitare në territorin bullgar përmes të cilave do të sigurohet kalim pa pengesa të mallrave. Plani për sigurimin e “korridoreve të gjelbra” në rrjetin rrugor evropian u propozua nga ministri i transportit, teknologjive të informacionit dhe komunikacioneve në përputhje të udhëzimeve të Komisionit Evropian. Në kufirin me Greqinë pikat kryesore janë Kullata dhe Kapitan Petko Vojvoda, ndërsa ajo e rezervës - Ilinden. Pikat kryesore me Rumaninë janë ato te Vidin dhe Ruse, ndërsa ato rezerve – Orjahovo dhe Silistra. U caktuan pikat kufitare për kalim me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Midis Bullgarisë dhe Serbisë është Kallotina, drejt Turqisë – Kapitan Andreevo, te Maqedonia e Veriut – Gjueshevo. Korridoret e gjelbra duhet të jenë të hapur për të gjitha automjetet që transportojnë mallra të çdollojshme.
Dhjetë foshnja lindën vitin e fundit në kuadër të programit të donatorëve të Bashkisë Metropolitane për të mbështetur familjet me probleme riprodhuese. Që nga fillimi i programit të Bashkisë Metropolitane në dhjetor 2015 deri më tani aplikuan afro..
Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një deklaratë e ministrit të brendshëm Atanas Illkov. Nikollaj u zhduk më 17 dhjetor – sipas nënës..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U rrit numri i patrullave antiterroriste në zonën qendrore të qytetit. U ndërmorën edhe masa të..
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri...