Teatri operistik i Sofjes prezanton shfaqjet “Giselle”, “Don Kishoti” dhe “Atila” brenda javës së vet të katërt online.
Të premten, 3 prill në orën 17.00 fillon “Giselle” me muzikën e kompozitorit Adolphe Adam. Yjet e “Bolshoi Teater” – Ekaterina Krisanova dhe Ivan Vasiliev, do të marrin pjesë në baletin “Don Kishoti” me muzikën e Ludwig Minkus të shtunën – 4 prill në orën 16.00. Të dielën, 5 prill, në rën 16.00 fillon opera “Atila” e Giuseppe Verdit me pjesëmarrjen e basit me famë botërore Orlin Anastasov. Xhirimi është nga viti 2011.
Mbi 150 mijë shikues e kanë shikuar transmetimet online të 7 shfaqjeve të Teatrit Operistik të Sofjes deri tani. Më 15 masr opera historike bullgare “Borisllav” është shikuar pothuaj 80 mijë veta.
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..