Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje drastike e trafikut në Bullgari

Foto: BGNES

66 për qind ulje e vizitave në objektet tregtare dhe të argëtimit. 36 për qind më pak vizita në tregje, dyqanet e vogla dhe farmaci. Numri i pasagjerëve në stacionet e autobusëve, në ato hekurudhore dhe në metro është ulur 58 për qind. Udhëtimet deri në vendet e punës janë pakësuar 1/3. Këtë e tregojnë të dhënat për efektin e karantinës në Bullgari të publikuara nga kompania Alfabet. Të dhënat për Bullgarinë që nga 16 shkurti deri në 31 mars janë pjesë e njësondazhi më të gjerë në gjithsej 131 vende. Statistika është relative dhe përvijon vetëm tendencat, sepse të dhënat grumbullohen nëpërmjet Location History në celulare. Në fakt situata reale është më drastike.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD