Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kush dhe si kujdeset për krijuesit

Profesori Hristo Jocov: “Ka se kush të mbrojë krijuesit e pavarur kështu që ata duhet të jenë të qetë!”

Foto: arkiv personal

Profesori Hristo Jocov ishte ndër liderët e parë të një lidhjeje muzikore, i cili i siguroi kolegët e tij se Asociacioni i Muzikantëve Bullgarë do të luftojë për të drejtat e muzikantëve të pavarur, pasi jeta kulturore u pezullua për një kohë të pacaktuar. Asociacioni i Muzikantëve Bullgarë u krijua në vitin 2012dhe kryetar i saj i tanishëm është profesori Jocov. Si pedagog në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov” ai ka të ardhura të siguruara, por kjo nuk është në fuqi për kolegët e tij  free lancer.

“Është me rëndësi të madhe që në momentin e tanishëm të tregojmë se muzikantët mund të jenë të qetë sepse ka kush ta mbrojë në këtë situatë të vshtirë. Të gjithë pësojnë humbje, por ata që nuk kanë kontrata të përhershme të punës, por vet sigurohen, janë në gjendje të keqe. Që prej dy javëve Asociacioni i Muzikantëve Bullgarë zhvillon bisedime me ministrin e kulturës Bojill Banov. Përpiqemi të bashkojmë të gjitha interesat, propozimet, qëndrimet e specialistëve.”

Më 26 mars të këtij viti Parlamenti Evropian në një sesion të jashtëzakonshëm miratoi tri propozime urgjente si pjesë e përgjigjes së përbashkët të BE-së kundër pandemisë COVID-19. Parashikohet ridrejtim i 37 miliard euro nga fondet e BE-së për shtetas, regjion dhe shtete të prekura më fortë nga pandemia e koronavirusit.

“Programi evropian ofron mjete të mëdha të cilat duhet të shfrytëzohen për sektorët e prekur në çdo shtet. Në takimin e fundit që patëm me ministrin theksova se Ministria e Kulturës duhet të luftojë për ato para. Ministria është ajo e cila duhet të krijojë një organizatë të tillë që ndihma të jetë efektive. Fonde të ngjashme strukturore ekzistojnë që prej kohe në Evropë, duke krijuar koordinim dhe sigurim të sektorit të pavarur kulturor. Qëllimi i vetëm tani është të kemi sigurinë se kur kriza do të përfundojë do të jemi në gjendje të planifikojmë koncertet dhe projektet e pezulluara. Dhe kjo varet nga menaxhimi i mjeteve për të cilat bëhet fjalë.

Jam me shpresë që një nga efektet pozitive të situatës në të cilën jemi do të jetë krijimi i një fondi strukturor, i cili të garantojë ekzistencën e artistëve që vet sigurohen. Në shkurt Asociacioni i Muzikantëve Bullgarë u bë anëtar i Këshillit Muzikor Evropian, i cili konsiderohet parlamenti evropian i muzikës. Kështu që tani edhe Bullgaria ka përfaqësues të vet në të.”

Saksofonisti Vlladimir Kërparov është një artist me praktikë të lirë në Gjermani. Pasi dekada me radhë punon aty ai shpjegon sesi është situata në këtë vend pasi më 23 mars edhe aty u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

“Disa ditë para kësaj date policia rrethonte klubet dhe ftonte njerëzit të kthehen në shtëpi për të ndërprerë përhapjen e virusit. Që atëherë të gjithë muzikantët e pavarur janë pa punë. Brenda një jave ministrat e kulturës dhe të financave reaguan dhe u njoftua se do të ketë ndihma për krijuesit e pavarur, për të gjithë ata që vet sigurohen, për njerëzit me biznes të vogël. Procedura e paraqitjes së lutjeve është e thjeshtësuar dhe është online. Një bankë mori angazhimin të ndajë mjetet. Për një afat tremujor ka një pako me 5 mijë euro. Në se gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë mund të japim prapë aplikime për ndihmë. Nuk është e domosdoshme të vërtetohet çfarë të ardhura merrte dhe çfarë angazhime kishte në plan krijuesi.  Agjencia e së drejtës prej krijuesi i siguroi nga 250 euro secilit që është i regjistruar në të dhe ka marrë shpërblim prej saj. Organizata e cila kujdeset për të drejtën e autorëve shpërndau shuma të llogaritura mbi bazën e shumës së shpërblyer vjet. Ata do të zbresin ato para në vitin 2022 nga pagesat e ardhshme.”

Në fillim të prillit kryetarët e të gjitha lidhjeve krijuese në Bullgari dolën me letër të hapur drejtuar institucioneve shtetërore. Në të ngulet këmbë për shtimin e mjeteve për kulturë në buxhetin e shtetit kështu që të ndërmerren masa urgjente në përkrahje të krijuesve dhe organizatave kulturore.

Si rezultat ministri i kulturës Boill Banov në një video konferencë me homologët e tij nga BE shkëmbeu informacion për llojet e ndihmës në fushën e kulturës. Në një brifing të jashtëzakonshëm për mediat bullgare më 10 prill ai njoftoi se për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme dhe një muaj pas kësaj për artistët të cilët gjatë vitit 2019 kanë qenë me të ardhura nën 500 euro, 1000 leva në muaj do të sigurohet një rrogë minimale e punës me sigurimet. Masa është orientuar kryesisht te artistët e pavarur dhe pritet që prej saj  të përfitojnë afro 1200 krijues të cilët nuk mund të punojnë për shkaqe të arsyeshme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimtrova

Foto: arkiv personal, Peter Gaenssle




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD