Të mbyllura për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme tashmë më shumë se një muaj janë institucionet kulturore në Bullgari. Ata nuk mund të presin në sallat dhe hapësirat e veta publikun dhe prandaj kërkojnë mënyra të tjera për komunikim me të. Teatrot dramatike dhe operistike, orkestrat dhe grupet e ndryshme artistike ngarkuan në rrjetet sociale shfaqje, koncerte dhe pjesëmarrje të veta. Në internet organizohen dhe koncerte live. Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje gjithashtu mbylli dyert dhe do të përfshihet në jetën virtuale kulturore më 20 prill në orën 21.00 me një projektim të posaçëm të filmuar në godinën e tij gjatë vitit të kaluar.
„Tani jemi në situatë krize, nuk mund të pranojmë publikun tonë në salla dhe prandaj përpiqemi të tregojmë artin, të cilin e rruan Pallati dhe atë, të cilën e kemi bërë për njerëzit” – shpjegoi Borisllav Vellkov, kryetari i Bordit të Drejtorëve të qendrës kulturore dhe të kongreseve.
„Filmi-koncert “Katër stinët e vitit”, të cilin do ta transmetojmë online ishte pjesë e edicionit të fundit të festivalit “Kinomania” dhe provokoi interes shumë të madh. Jemi të lumtur se kemi mundësi ta tregojmë atë përsëri dhe kështu ndjekim shembullin e kolegëve të tjerë, të cilët tregojnë produksionet e tyre më të mira. Unë personalisht jam i lumtur se kemi më shumë kohë të lirë dhe mund t’u kushtojmë vëmendje më të madhe veprave që në të vërtetë janë të vlefshme. Pikërisht i tillë është ky film.”
Për të vazhduar komunikimin me publikun e vet Pallati Kombëtar i Kulturës filloi një fushatë të posaçme në rrjetet sociale. Me moto “Koha për komunikim personal me kulturën” institucioni kulturor do të tregojë disa detaje prej interiorit dhe arkitekturës së vet, si dhe fakte historike, të lidhura me veprimtarinë e pasur kulturore dhe të kongreseve gjatë viteve.
Pallati Kombëtar i Kulturës është hapur në vitin 1981 me rastin e 1300-vjetorit të themelimit të shtetit bullgar dhe brenda ambienteve të veta ruan një trashëgimi të pasur artistike. Ndër veprat e tij të artit mund të përmendim objektet prej druri të gdhendur, qeramika dhe sixhadetë.
„Pjesa më e madhe e veprave janë integruar në arkitekturën e Pallatit dhe mënyra e vetme për t’i shikosh është vetë të vizitosh ndonjë nga ngjarjet, të cilat i organizojmë në sallat përkatëse” – tha zoti Vellkov dhe shtoi: “Pallati Kombëtar i Kulturës në të vërtet është qendër për kongrese dhe ngjarje kulturore, por jo vetëm kaq. Ai është dhe galeri. Gjatë viteve kemi menduar për variante të ndryshme për t’u japim mundësi njerëzve të vizitojnë pallatin pikërisht për të bërë shëtitje të vogla në të. Por kjo gjithmonë ka qenë e vështirë për të realizuar. Për shkak të grafikut që është plot me aq shumë ngjarje, nuk arrijmë të organizojmë vizita të tilla”.
Është interesant fakti se një pjesë e interiorit të sallave dhe hapësirave të brendshme të Pallatit janë bërë para përfundimit të ndërtimit të godinës dhe para vendosjes së dritareve. Arsyet për këtë kanë qenë afatet e shkurtra për ndërtim me qëllim inaugurimi në kohën e duhur, pikërisht për përvjetorin e madh. Me aranzhimin dhe krijimin e objekteve artistike në hapësirën e brendshme ishin angazhuar një gjeneratëprej artistësh shumë të talentuar – skulptorë, piktorë, arkitektë. „Kjo duhet të jetë një prezantim i mirë, sepse Pallati Kombëtar i Kulturës përveç se është pjesë e historisë së vendit tonë, është edhe një epokë e re në industrinë e kulturës dhe kongreseve tek ne”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..