Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Papunësia në Bullgari arriti 6.7%

Foto: БГНЕС

Me 0.5% është rritur papunësia e regjistruar në Bullgari gjatë muajit mars 2020 dhe aktualisht është 6.7%, konstatoi Agjencia e Punësimit. Vetëm pas 13 marsit, kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, janë regjistruar 26 300 të papunë, 14 500 prej të cilëve kanë shënuar si shkak për t’u mbetur pa punë krizën e koronavirusit. Të papunët e rinj janë kryesisht punonjës në sektorët “hotele”, “restorante”, “tregti” dhe “industria përpunuese”. Ndërkaq, pas 13 marsit ka rritje të kërkimit të kujdestareve për fëmijë, infermiereve, asistentëve personalë dhe shëndetësorë. Kërkohet gjithashtu personel për call qendrat, arkëtarë dhe shitës në ushqimore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD