Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Pa besimtarë në kishat me rastin e Pashkëve

Foto: BTA

Mali i Zi ndaloi grumbullimin e njerëzve në kohën e Pashkëve.

Autoritetet në Beograd hodhën poshtë kërkesën e Patrikanës së Serbisë të lejohet që besimtarët të asistojnë në liturgjitë me rastin e Pashkëve. Epidemiologu serb Predrag Kon komentoi, se kërkesa e kishës “minon të gjitha masat e Serbisë në mbrojtjen  e jetës së njerëzve”. Në Serbi vendoset orë policore nga 17 prilli, E Premtja e Madhe, në orën 17 deri më 21 prill – Ngjalljen e tretë të Krishtit.

Maqedoninë e Veriut u vendos orë policore dhe ndalesë që njerëzit të frekuentojnë liturgjitë. Në këtë vend ora e vendosur policore është nga 16 prilli – E Ënjta e Madhe deri më 21 prill.

Liturgjitë gjatë Javës së Madhe dhe të Pashkëve në Greqi kryhen me dyer të mbyllur pa praninë e besimtarëve.

Bullgari megjithëqë kishat mbeten të hapura Sinodi i Shenjtë dhe Shtabi Operativ për luftimin e Covid-19 bënë thirrje që njerëzit të mbeten në shtëpi.


Kufizime të pjesshme të besimtarëve në Turqi gjatë Ramazanit

Foto: BTA

Kreshma gjatë muajit të shenjtë për myslimanët Ramazan nuk përbën rrezik për përhapjen e koronavirusit. Prandaj ai nuk duhet të shtyhet, vendosi Drejtoria e Çështjeve Fetare e Turqisë – Dijanet. U saktësua se lutje në masë nuk do të ketë në se epidemia e koronavirusit do të vazhdojë. Xhamitë mbeten të hapur për frekuentim. Muaji i shenjtë Ramazan zgjatet nga mbrëmja e 23 prillit deri më 23 maj.


Diskutime në Rumani rreth zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Foto: Reuters

Liderët e partive Aleancë e Liberalëve dhe Demokratëve dhe Pro Rumani, zotërinjtë Kalin Popesku Tariçanu dhe Viktor Ponta, deklaruan paraprakisht se në parlament do të votojnë kundër dekretit të presidentit Klaus Johanis për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme me akoma 30 ditë. Sipas opozitës nuk duhet të paralizohet ekonomia e mbarë vendit. Kriza  e pandemisë në Rumani filloi në sfondin e borxhit të jashtëm të vendit nga më se 100 miliard euro, 40 për qind prej të cilave janë borxh shtetëror, dhe të deficitit të madh buxhetor, tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare të Rumanisë.


NATO-ja do të luftojë lajmet e rreme në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Foto: nato.usmission.gov

NATO-ja formon ekip për luftimin e kërcënimeve hibride në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Shkaku janë lajmet e rreme dhe dezinformatat nga Rusia dhe Kina në kohën e krizës me koronavirusin. Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në NATO Kej Bejli Hitçinsën tha, se Aleanca pret nga Shkupi informacion suplementar për formimin e ekipit qëllimi i të cilit do të jetë të përgatitë mediat në vend si t’u reagojnë dezinformatave nga ana e Moskës.


Covid-19 uli krimet e lidhura me shitjen dhe trafikimin e drogës

Foto: BGNES

Mbyllja  e kufijve dhe kontrolli i përforcuar ulën krimet e lidhura me shitjet  dhe trafikimin e drogës. Gazeta “Pobieda” e cila del në Podgoricë iu referua dikastereve të sigurisë, sipas të cilave kanalet e zakonshme për transportimin e heroinës kalojnë përmes Turqisë, ndërsa e kokainës vijnë nga Amerika e Jugut. Shitja e narkotikëve në rrugë gjithashtu u ul deri në minimum për shkak të ndalimit të daljes përjashta.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

"Radio Bullgaria" e Radios Kombëtare Bullgare fillon një podkast për komunat tona ortodokse jashtë vendit

Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..

botuar më 25-01-31 3.08.MD

Studentët nga Universiteti i Sofjes ishin mysafirë të Radio Bullgarisë

Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..

botuar më 25-01-30 9.45.MD

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..

botuar më 25-01-30 4.11.MD