Në Sofje fillon edukimi në distancë i parashkollorëve nga kopshtet e fëmijëve, tha para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare Zv. Kryetari i bashkisë për politikën e arsimit dhe kulturës Todor Çobanov.
Kështu 6-7-vjeçarët, të cilët po mbarojnë grupet parashkollore do të mund të përgatiten për klasën e parë në shkollë, shpjegoi Çobanovi. Kjo është një sfidë e madhe për kopshtet e fëmijëve, sepse mësimdhënia dhe puna e tyre është organizuar në grupe.
“Jam i bindur se pavarësisht nga vështirësitë, fëmijët do të përgatiten mjaft mirë për nivelin tjetër arsimor” – shtoi zoti Çobanov.
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..