Prokuroria akuzoi këngëtaren Li Lana dhe vëllanë e saj – beatboxeri Aleksandër Dejanov – SkilleR, dhe akoma 3 njerëz të tjerë për pjesëmarrje në një grup kriminal për vjedhje të fondeve evropiane në kuadrin e programit “Inovacione dhe Konkurrueshmëri”. Grupi ka vepruar që nga viti 2016.
Disa firma të ndryshme, kryesisht pa veprimtari reale, kanë deklaruar blerjen e të njëjtit softueri nga një person i huaj juridik. Në fakt softueri është blerë nga një shoqëri bullgare me paratë e ofruara në kuadrin e një programi evropian. Po hetohet në se Li Lana, e cila është në Bordin Drejtues të kompanisë së softuerit “Teletol” është person i caktuar nga biznesmeni Vasill Bozhkov, kundër të cilit janë ngritur akuza të shumta nga Prokuroria dhe po ndodhet në Dubaj.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..