Rreth pandemisë së Covid-19, një vaksinë me kontribut bullgar tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve nga e gjithë bota. A është e vërtetë se sistemi imun i njerëzve të imunizuar kundër tuberkulozit u reagon infeksioneve, e pyesin veten ata, duke shpresuar që studimet klinike t’i japin përgjigje pyetjes më të rëndësishme - a mundet e ashtuquajtura BCG-vaksina /kundër tuberkulozit/ të përdoret në luftën me koronavirusin.
Duke e punuar variantin bullgar të vaksinës kundër tuberkulozit në mesin e shekullit të kaluar, doktoresha Srebra Rodopska mbase nuk ka menduar fare se një ditë zbulimi i saj, i cili ka ndihmuar për çrrënjosjen e “mikeshës së verdhë”, siç e kanë quajtur në atë kohë tuberkulozin në një sërë vendesh nëpër botë, disa dekada më vonë do të frymëzonte shpresë për luftimin e një sëmundjeje tjetër të rrezikshme.
Srebra Rodopska lindi në qytetin Sofja gjatë vitit 1913, kurse vdekja e vëllait të saj të vogël nga shytat, që herët e paracaktoi rrugën e saj të një mikrobiologe, e cila frymëzohej nga më të mirët.
Vajza kureshtare mbaroi mjekësi dhe menjëherë pas kësaj shkoi në Institutin Shkencor të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë. Në atë kohë në vendin tonë përhapej tuberkulozi dhe shumë njerëz vdisnin.
BCG-vaksina e Allbert Calmette dhe Camile Guerin tanimë ekzistonte tek ne, por ishte kaq e shtrenjtë, se nga ajo mund të përfitonin vetëm prindërit më të pasur dhe të arsimuar.Doktoresha Srebra Rodopska vendosi që t’ia përkushtojë jetën e saj parandalimit të përhapjes së sëmundjes tek ne.
“Gjatë vitit 1948 ajo u nis për në Paris bashkë me gjyshin tim (profesori Tasho Tashev), i cili shkonte të specializonte në lëmin e sëmundjeve të brendshme - tregon mbesa e saj Srebrina Bobeva në një intervistë para Radios Kombëtare Bullgare. -Afro 1 vit kaloi në institutin “Pasteur”, ku punonte mbi bërjen e vaksinës së gjallë franceze kundër tuberkulozit. Pas kësaj e transferoi në vendin tonë dhe filloi të merret me punimin e variantit të saj bullgar.Gjatë vitit 1951 u zhvilluan imunizimet e para me vaksinën e re, por me qenë se 1% e të porsalindurve merrnin infeksion të nyjave të limfës, gjyshja ime vendosi se subshtami nuk ishte i përshtatshëm. Duke kërkuar mundësi të reja ajo solli një tjetër, të zhvilluar në Rusi, dhe e përshtati me kushtet bullgare. Kështu tek ne filloi kalendari masiv i imunizimeve.”
Akoma gjatë vitit 1951, imunizimi kundër tuberkulozit u bë i detyrueshëm për të gjithë fëmijët e porsalindur dhe për fëmijët të cilët ishin nën 18 vjeç dhe sëmundshmëria në të gjitha moshat ra në mënyrë të ndjeshme. Ndërkohë vetitë e subshtamit të përpunuar bullgar shkaktuan një interes të madh në konferencën e parë teknike mbi BCG-vaksinën, e cila u zhvillua gjatë vitit 1956 në Gjenevë.Nga njohuritë shkencore të doktoreshës Srebra Rodopska përfituan një sërë shtetesh, si Japonia, Austria, Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia, Hungaria e të tjera, duke përsosur metodat e veta të prodhimit dhe të kontrollit.Kurse një doktorante e specialistes bullgare e transferoi vaksinën bullgare në Vietnam.
Që nga viti 1991 BCG laboratori prodhues bullgar është një nga tre laboratorët në botë, të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetit për furnizues të UNICEF-it dhe Pan American Health Organization. Sot vaksina bullgare përdoret në më shumë se 180 shtete.
“Gjyshja ime ishte e jashtëzakonshme - unë e kam mbajtur mend si shumë të zënë, shumë elegante, e cila vazhdimisht lexonte - vazhdon tregimin e vet Srebrina Bobeva.Në qoftë se duhet të dallojë një gjë, të cilën e kujtoj më qartazi për të, kjo është se ajo vazhdimisht ishte me libër nëpër duar.Dhe nuk flas vetëm për letërsinë shkencore, por më tepër për letërsinë artistike. Ajo ishte një femër tepër kureshtare dhe erudite, si dhe një gjyshe shumë e kujdesshme për katër nipërit e vet.”
Doktoresha Srebra Rodopska vdiq në moshën 93 vjeçe dhe deri në frymëmarrjen e vet të fundit lexonte librat e saj të dashur.
Përpiloi: Diana Cankova, sipas intervistës së I. Nedevës, BNR
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..