Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhoma e ndërtimit bëri thirrje që ndërtimi të bëhet motori i ekonomisë

Foto: ЕPA/BGNES

Në një takim mes kryeministrit Bojko Borisov, Zëvendësministrit të Zhvillimit Regjional Nikollaj Nankov dhe përfaqësuesve të Dhomës së Ndërtuesve u nënvizua se sektori i ndërtimit po vazhdon të punojë me tempe të larta, megjithë gjendjen e jashtëzakonshme.

Valentin Nikollov, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Ndërtimit, shpalli se është kundër idesë për ndalimin e projekteve infrastrukturore me qëllim që mjetet të ridrejtohen për luftimin e koronavirusit. Sipas tij ndërtimi ka potencial të bëhet motori i ekonomisë në periudhën e daljes nga kriza. Nankov përkrahu fjalët e tij, duke rikujtuar se sipas të dhënave zyrtare në sektor janë emëruar 200 000 veta dhe ka potencial që numri i tyre të rritet sipas vëllimit të punës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD