Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov bisedoi me Presidentin Macron

Foto: BGNES-arkiv

Në një bisedë telefonike Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron shqyrtuan informacionin aktual për përhapjen e koronavirusit dhe masat që kanë treguar efikasitetin e tij në kufizimin e përhapjes së sëmundjes.

Borisov ka informuar për veprimet e qeverisë dhe të industrisë për riorganizimin e ekonomisë në kushtet e pandemisë duke e vënë theksin mbi faktin se që nga muaji mars industria kombëtare e tekstilit prodhon maska mbrojtëse për personelin mjekësor dhe për nëpunës të tjerë, të cilët janë në vijën e parë të luftimit të virusit.

Në bisedë Kryeministri Borisov shprehu shpresë se pasi Bullgaria tashmë ka depozituar zyrtarisht në Bankën Qendrore Evropiane dokumentet për aderim në mekanizmin ERM II Bullgaria do të vazhdojë të shpresojë tek përkrahja e Presidentit Macron për këtë kauzë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD