Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi regjistrimi testues i popullsisë

Regjistrimi 2021

Instituti Kombëtar i Statistikave bëri të ditur se në regjistrimin testues të popullsisë dhe banesave në Bullgari, të zhvilluar midis 20 dhe 30 prillit 2020 kanë marrë pjesë 5 806 veta. Janë regjistruar 4 381 ekonomi familjare dhe 10 284 persona në 390 vendbanime.

Pjesëmarrësit kanë bërë propozime për përmirësimin e aksesit për personat me aftësi të kufizuara, për funksionalitete shtesë të sistemit të regjistrimit dhe për lehtësimin e përdoruesve.

Rekomandimet në fjalë do të përdoren nga Instituti i Statistikave për përsosjen e hartës së sistemit informativ për regjistrimin zyrtar të popullsisë gjatë janarit të vitit 2021.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD