Instituti Kombëtar i Gjeofizikës bëri të ditur për Radion Kombëtare Bullgare se disa minuta pas orës 14.00 të premten në të gjithë vendin është ndjerë tërmet relativisht i fortë me magnitudë 4,5 të shkallës Rihter. Epiqendra është afër qytetit Plovdiv (Bullgari Qendrore). S’ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..