Teatri operistik do të transmetojë më 6 maj në orën 17.00 koncert festiv me rastin e Ditës së Shëngjergjit. Në videomesazhet dhe përshëndetjet muzikore do të përfshihen këngëtarët e shquar Rajna Kabaivanska, Aleksandrina Millçeva, Maria Gulegina, Katrin Foster, Nadja Krësteva, Cvetana Bandallovska, Kostadin Andreev, regjisori Filippo Tonon, dirigjentët Constantin Trinks, Erick Waechter, Pavell Klinçev. Në program janë përfshirë vepra të kompozitorëve Vagner, Puçini, Verdi, Borodin, Bizet, Saint-Saen, Minkus, Ljubomir Pipkov.
Adhuruesit e operës dhe baletit, të cilët kanë mundësi dhe dëshirë, mund të përkrahin financiarisht artin me dhurime.
22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..
Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..
Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..
Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe..