Gazetarja bullgare Borjana Xhambazova është ndër mbajtësit e çmimit “Pulitzer” për gazetari ndërkombëtare, njoftuan nga Asociacioni i Gazetarëve Evropianë në Bullgari. Ajo është dekoruar si pjesë e ekipit, i cili ka punuar mbi projektin “Lufta e fshehtë e Putinit” për “New York Times”.
Artikujt e përfshirë në këtë projekt u janë kushtuar veprimeve të inteligjencës ruse në Evropë dhe në botë. Xhambazova ka marrë pjesë në të duke ndjekur drejtpërsëdrejti tentativën për helmimin e bosit bullgar të prodhimit të armëve Emiljan Gebrev. Borjana Xhambazova është gazetare e pavarur, e cila shkruan për media bullgare dhe të huaja.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..