Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

BE-ja siguron mbi 3.3 mlrd euro për Ballkanin Perëndimor

Foto: BTA

Në një briefing pas takimit video të nivelit të lartë “BE-Ballkani Perëndimor”, i cili u zhvillua më 6 maj, Kryeministri bullgar Bojko Borisov deklaroi se BE-ja mobilizon një paketë masash prej mbi 3.3 mlrd eurosh në ndihmë të sistemeve shëndetësore të Ballkanit Perëndimor. Për nevojat e rimëkëmbjes ekonomiko-sociale paketa siguron ndihmë mikrofinanciare me përmasë 730 mln euro. Përveç tyre Banka Evropiane e Investimeve siguron 1.7 mlrd euro ndihmë për projekte të ndryshme. Duke shënuar se ky është një injektim i madh financiar për shtetet e Ballkanit Perëndimor Borisovi saktësoi se i ka drejtuar lutje Presidentit të Serbisë Vuçiç, si dhe personave të tjerë të lartë “për të bërë kështu qe popujt e Ballkanit Perëndimor të dëgjojnë për këtë ndihmë evropiane”.


BE-ja i bëri thirrje Shkupit për t’i respektuar ndërgjegjshëm marrëveshjet e tij me Greqinë dhe Bullgarinë

Foto: BGNES

Në dokumentin përfundimtar të video-konferencës së liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut i ishte bërë thirrje për të zbatuar ndërgjegjshëm Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Pas konferencës Kryeministri Bojko Borisov vuri në dukje se Bullgaria tashmë i ka deklaruar kushtet e saj që të aderohet Maqedonia e Veriut në BE. Ndërkaq, lideri i autoriteteve në pushtet në Shkup Zoran Zaev theksoi: “Pala bullgare kërkon kategorikisht zgjidhje të çështjeve historike. Gjetëm zgjidhje për Mbretin Samuil, për vëllezërit Kiril dhe Metodi, për Klementin, Naumin etj., do të gjejmë zgjidhje edhe për Goce Dellçevin. Qytetarët duhet të kuptojnë se kjo është një fitore edhe për të dyja vendet.


Trena të posaçëm për punonjëset sociale rumune që punojnë në Austri

Foto: oebb.at

Mediat e Austrisë njoftuan se punonjëset sociale nga Rumania, të cilat kujdesen për austriakë të moshuar, do të mbërrijnë me trena të posaçëm pas 10 majit. Bukureshti dhe Vjena janë duke zhvilluar bisedime për një korridor transporti për rreth 10 000 veta. Hekurudhat austriake janë gati të presin trenin e parë të jashtëzakonshëm më 11 maj me rreth 350 rumune. Ai duhej të mbërrinte që në fillim të majit, por Ministri rumun i Transportit Lucian Bode bllokoi nisjen e tij për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Rumani.


Nxënësit shqiptarë do ta mbarojnë vitin shkollor në distancë

Foto: theewf.org

Për shkak të Covid-19 Shqipëria ndalon mbrëmjet e maturës, bëri të ditur Ministrja e Arsimit Besa Shahini. Ndalesa i detyrohet faktit se nuk do të mund të sigurohet distanca fizike mes nxënësve. Ministrja shpalli gjithashtu se viti shkollor do të mbarojë në distancë. Shkollat në vend, që u mbyllën më 9 mars, do të hapen gjatë muajit shtator.


Tension para zgjedhjeve në Serbi

Foto: BGNES

Parlamenti serb hodhi poshtë gjendjen e jashtëzakonshme të lidhur me Covid-19. Presidenti Aleksandër Vuçiç shpalli se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 21 qershor. Komisioneri evropian për politikën e jashtme Josep Borrell komentoi se BE-ja është shqetësuar për shkak të polarizimit politik në vend para zgjedhjeve.  Në kushtet e karantinës në Beograd zhvillohen aktivitete të opozitës dhe qeveritarëve. Të parët u bënë thirrje qytetarëve të protestojnë në ballkonet e veta, duke bërë zhurmë me tenxhere “kundër tiranisë”. Të dytët ndezin zjarre dhe lëshojnë fishekzjarrë “kundër oligarkëve”, të cilët dëshirojnë të kthehen në pushtet.


Paqartësi rreth hapjes së shkollave në Greqi

Foto: BTA

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis deklaroi se në se situata me koronavirusin vazhdon të përmirësohet, më 1 qershor lokalet dhe restorantet mund të kthehen tek puna normale. Mësuesit grekë tashmë janë në shkollë për të përgatitur rivendosjen e procesit të mësimdhënies. Të parët që do të kthehen në shkollë janë maturantët – më 11 maj, kurse më 18 maj në klasë do të hyjnë dhe të gjithë gjimnazistët. Në këtë situatë sindikatat e mësuesve protestojnë për këtë se mësuesve nuk u janë siguruar kushte të sigurta të punës.


Turqia po përgatitet për sezonin e pazakonshëm turistik

Foto: BGNES

Më 12 qershor Turqia pret turistët e parë nga Gjermania dhe Rusia. Në hotele do të ketë vende për karantinë. Atje do të akomodohen njerëzit me temperaturë, kollë dhe simptoma të tjera shqetësuese. Nëpunësit e hoteleve do të kalojnë trajnim të posaçëm, do të mbajnë veshje mbrojtëse, kurse të gjitha ambientet në objektet turistike do të dezinfektohen rregullisht. Në restorante do të ketë dezinfektues, kurse distanca mes tavolinave do të jetë 1,5 m. Nuk do të ketë enë për përdorim të përbashkët. Të gjitha erëzat do të jenë të paketuara për përdorim të njëhershëm. Të mbyllura mbeten palestrat dhe zonat për SPA në hotele. Klientët do të përdorin pishinat vetëm në se respektojnë rregulla konkrete.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Jordanka Ivanova​

Më shumë nga rubrika

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD