Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e bllokuar në Francë u nisën për në Bullgari

Aeroporti “Charles de Gaulle”
Foto: Aeroporti “Charles de Gaulle”

Të gjithë 73 bullgarët, të cilët u nisën për në Francë që të punojnë si punonjës sezonalë dhe nuk morën leje që të hyjnë në vend, kaluan mbi njëzetë e katër orë në aeroportin e Parisit “Charles de Gaulle” dhe u nisën me aeroplan për në Sofje.

Ekipi i ambasadës sonë në Parisë ua ka siguruar ndihmën e domosdoshme, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, duke saktësuar se nga data 17 mars është ndaluar hyrja e shtetasve të huaj në Francë, ndërsa nga data 8 prill kjo ndalesë u përket edhe punonjësve sezonalë. Rikujtojmë se Ministria u ka bërë apel punonjësve sezonalë jo një herë që të mos ndërmarrin udhëtime deri në destinacione të rrezikuara.

Punëtorët sezonalë kanë bërë ankesë, sepse nuk janë lejuar të hyjnë në Francë dhe presin vendimin e Gjykatës së Parisit për kazusin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Borisov propozoi një koalicion të katërfishtë

Në margjinat e Asamblesë Kombëtare, kreu i GERB-it Bojko Borisov propozoi një qeveri të kryesuar nga ai personalisht. Sipas fjalëve të tij, ajo mund të formohet pa "DPS - Fillimi i Ri" të Peevskit, pa "Aleancën për të Drejta dhe Liri" të Doganit, pa..

rinovuar më 24-11-11 6.36.MD

Gjykata Kushtetuese hapi një çështje për të kontestuar zgjedhjet e 27 tetorit për Asamblenë e 51-të Kombëtare

Gjykata Kushtetuese hapi një çështje për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor. Në një mesazh në faqen e institucionit thuhet se çështja është nisur me kërkesë të 58 deputetëve të Legjislaturës së 50-të të..

botuar më 24-11-11 5.58.MD

Kuvendi Popullor nuk e zgjodhi kryetarin e tij

Pas dy raundeve të votimit, Kuvendi Popullor nuk arriti të zgjidhte kryetarin e ri. Asnjë nga aplikimet e paraqitura të Natalia Kisellovës, Nikoleta Kuzmanovës, Petër Petrov, Raja Nazarjanit dhe Andrej Cekov nuk arritën të fitojnë shumicën e votave. Pas..

botuar më 24-11-11 3.41.MD