Ministri i financave Vlladisllav Goranov nguli këmbë që afaristi Vasill Bozhkov të paguajë borxhin e vet ndaj shtetit me përmasë 700 mln leva (359 mln euro) nga taksa të papaguara. Ai bëri të ditur se “bosi i lojërave të fatit”, i cili ka 11 akuza në Bullgari, përfshi këtu dhe akuza për tregti me ndikim dhe për pronësi të paligjshme të pasurive kulturore, është bullgari i radhës i cili fshihet nga drejtësia.
“Të gjitha kontaktet e mia sa i përket këtij biznesi kanë qenë personalisht me Goranovin dhe kam shumë prova për këtë” – deklaroi nga Dubai Bozhkovi në një intervistë për televizionin BTV. Ai i bëri thirrje Goranovit për të zbatuar premtimin e tij dhe të japë dorëheqje, në qoftë se vërtetohet se ai ka pasur informacion për kursimin e miliona tatimeve nga lojërat e fatit.
Bozhkovi shpalli se tashmë është i çliruar, pasi më herët ishte kapur me kërkesë të autoriteteve bullgare, por askush nga prokuroria nuk e ka kërkuar.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..