Ministri i financave Vlladisllav Goranov nguli këmbë që afaristi Vasill Bozhkov të paguajë borxhin e vet ndaj shtetit me përmasë 700 mln leva (359 mln euro) nga taksa të papaguara. Ai bëri të ditur se “bosi i lojërave të fatit”, i cili ka 11 akuza në Bullgari, përfshi këtu dhe akuza për tregti me ndikim dhe për pronësi të paligjshme të pasurive kulturore, është bullgari i radhës i cili fshihet nga drejtësia.
“Të gjitha kontaktet e mia sa i përket këtij biznesi kanë qenë personalisht me Goranovin dhe kam shumë prova për këtë” – deklaroi nga Dubai Bozhkovi në një intervistë për televizionin BTV. Ai i bëri thirrje Goranovit për të zbatuar premtimin e tij dhe të japë dorëheqje, në qoftë se vërtetohet se ai ka pasur informacion për kursimin e miliona tatimeve nga lojërat e fatit.
Bozhkovi shpalli se tashmë është i çliruar, pasi më herët ishte kapur me kërkesë të autoriteteve bullgare, por askush nga prokuroria nuk e ka kërkuar.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..