Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gabrovo përgatitet për një karnaval jotradicional

16 maj, Gabrovo 2020 - "Mes lindjes dhe perëndimit të dhomës"

Në qytetin bullgar të humorit dhe satirës Gabrovo, Bullgari Qendrore, po përgatiten për karnavalin më të vjetër në vend. Në kushtet e pandemisë së Covid-19 ai do të kalojë jo si zakonisht me paradën tradicionale të kukullave të personave të njohur nga shoubizi dhe politika dhe të heronjve të filmave dhe librave, por nëpër ballkonet e godinave të qytetit.

Në karnavalin #Gabrovo2020 mund të përfshihen të gjithë njerëzit që kanë dëshirë të dërgojnë nga 11 deri më 18 maj fotografitë apo videot e veta. Do të ketë dekorata për ballkonet më atraktive, për familjen e maskuar më mirë e kështu me radhë.

Theksi i programit sivjet do të jetë një event online në ditën, në të cilën zakonisht në Gabrovo organizohet karnavali – të shtunën e tretë e muajit – 16 maj. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryebashkiaku i Sofjes kërkon fonde për transport më të mirë dhe efikasitet energjetik

Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..

botuar më 25-02-26 4.57.MD

Nuk do të ketë para evropiane për Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..

botuar më 25-02-26 1.03.MD
Zheço Stankov para Energy Summit

Bullgaria do të ndërtojë kapacitete balancuese të energjisë elektrike në Ballkan

Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..

botuar më 25-02-26 11.26.PD